Rreth Nesh

Rrjeti farmaceutik Ditë e Natë ka lindur si farmacia që ju gjendet pranë në çdo kohë, për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbim farmaceutik. Farmacia Ditë e Natë është në gadishmëri për pacientët gjatë ditës, por edhe gjatë natës me shërbime emergjente për medikamente.

Tashmë Farmaci Ditë e Natë gjendet në më shumë se 65 pika në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë, Fier, etj. Pacientët të cilët marrin shërbimin farmaceutik në farmacitë Ditë e Natë kanë të gjitha benefitet e asaj çka ofron një rrjet farmaceutik.

Farmacia Ditë e Natë punon fort çdo ditë për të përmbushur nevojat tuaja, duke kombinuar avantazhet e farmacisë pranë shtëpisë suaj me forcën e një kompanie të madhe serioze, ku në fokus është cilësia e produkteve dhe siguria e origjinës së tyre. Ne ju ofrojmë profesionalizëm të plotë përmes një stafi farmacistësh, i cili ju përgjigjet çdo pyetje dhe kërkese lidhur me shëndetin tuaj dhe gjithë familjes tuaj.

Shumëllojshmëria e produkteve tona është jo vetëm në medikamente. Ne ofrojmë edhe në produktet e kujdesit të lëkurës dhe të flokëve, produktet që sigurojnë një jetesë të shëndetshme si dhe linjat e dedikuara për fëmijë. Kjo shumëllojshmëri ju jep mundësinë të gjeni të gjitha zgjidhjet me një vizitë në Farmacinë Ditë e Natë më afër jush.
Ditë e Natë është rrjeti më i madh i farmacive në të gjithë Shqipërinë, nga Veriu në Jug. Kudo, për të gjithë familjen!

Vizioni ynë!

Nëpërmjet futjes së shërbimeve të reja dhe të specializuara ne synojmë të përmirësojmë dhe të zhvillojmë edhe më gjerë rrjetin tonë farmaceutik. Duam të njihemi në një treg ndërkombëtar. Synojmë të kemi një praktikë të avancuar të shërbimit farmaceutik që të kënaqë nevojat e pacientit dhe kështu të bëhemi një model për kontributin tonë në shoqëri.

Synojmë të bëhemi një platformë farmaceutike edukuese dhe informuese që mundëson një edukim cilësor për nxënësit, punonjësit e farmacisë, klientët dhe kujdesin shëndetsor.
 

Misioni ynë !

Ne punojmë me profesionalizëm dhe seriozitet që të mund të kontribuojmë në përmirësimin e shëndetit të secilit prej pacientëve dhe klientëve tanë.

Nëpërmjet sherbimeve që ofrojmë, mënyrës se si bashkëpunojmë dhe komunikojmë si staf ne arrijmë të përmbushim me kënaqësi nevojat e pacientëve dhe klientëve tanë. Duke përmbushur nevojat e tyre kemi arritur të krijojmë, jo vetëm një standard të lartë të eksperiencës, njohurive dhe profesionalizmit të stafit tonë në treg, por edhe të vlerave tona humane. Për këto arsye synojmë vetëm arritje të mëtejshme në këtë aspekt.
 

Farmaci Ditë e Natë është zgjedhja më e mirë për shëndetin, bukurinë dhe mirëqënien tuaj. Zbulo të gjitha benefitet!

Mbi 65 farmaci

Kudo, për gjithë familjen! Nën këtë moto punojmë çdo ditë me përkushtim që të ofrojmë më të mirën për ju dhe familjen tuaj. Gjeni pranë nesh partnerin e shëndetit të mirë dhe kujdesit personal. Jemi shumë pranë jush me pikat tona në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Korçë.

Zbulo ku jemi 24H

Shumë prej farmacive tona janë hapur ditë edhe natë, por zbulo farmacinë më pranë jush hapur 24 Orë. Në çdo moment që ke nevojë për ne, ne jemi pranë jush.