Kidal Plus Pika 400 UI 30 ML

 
 
Kidal Plus ëhtë një suplement ushqimor që përmban Vitaminën D 400 IU & DHA, të nevojshme për fëmijët në muajt e parë të jetës. Shërben për forcimin e kockave dhe forcimin e sistemit nervor qendror. Vitamina D 400 IU ndihmon në zhvillimin normal të kockave, dhëmbëve dhe ndihmon në përthithjen e kalçiumit dhe fosforit. DHA është i rëndësishëm për mirë funksionimin e sistemit nervor, për sytë dhe për sistemin imunitar.
 
Udhëzime për përdorim
Tundeni mirë para përdorimit. Përdorni aplikatorin për dozimin e produktit.
Dozimi:
Rekomandohen 10 pika në ditë, duke i tretur ato në ujë ose lëng frutash.
 
Paralajmërime
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar.
MOS e përdorni për një kohë të gjatë pa këshillën e mjekut.
MOS ia jepni fëmijës suaj nëse ai/ajo është alergjik ndaj vajit të peshkut ose ndonjë përbërësi tjetër në produkt.
Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të balancuar apo një mënyrë jetese të shëndetshme.
Informacione të tjera
Ruajeni produktin larg dritës.
Ruajeni në vend të thatë.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
 
Përbërësit
Përbërës aktiv: Vitamina D 400 IU & DHA
Përmban gjithashtu: Fruktozë, Ujë, Aromë, Acid citrik, Sorbat kaliumi.
 

Të tjerët gjithashtu blenë