Profarma Vitamina C 100 Mg 60 Tableta

 
 
Vitamina C luan një rol të rëndësishëm sepse merr pjesë në një sërë procesesh të rëndësishme në organizëm. Forcon dhe nxit imunitetin, sintezën e kolagjenit si dhe ndihmon në përthithjen e hekurit në gjak.
 
Indikacione
Përdoret për:
  • Të parandaluar dhe ndihmuar në trajtimin e skorbutit.
  • Acidifikimin e urinës.
  • Parandalimin dhe trajtimin e rasteve që kërkojnë një sasi më të madhe të vitaminës C të tilla si: shtatëzënia dhe ushqyerja me gji, hipertiroidizmi, infeksionet mesatare ose të rënda, hemorragji nga gingivat, metemoglobinemi dhe shërimin e plagëve.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistintuaj përpara përdorimit. 
Tableta duhet të gëlltitet me një gotë ujë. 
Dozimi jepet si më poshtë: 
  • Për parandalimin e defiçencës: 25-75 mg në ditë. 
  • Për trajtimin e defiçensës së Vitaminës C: 250 mg ose më shumë. 
  • Për të rriturit: 300-500 mg, 2-3 herë në ditë. 
  • Për fëmijët: 50-100 mg, 2-3 herë në ditë.
Paralajmërime
MOS merrni Vitaminë C nëse: 
  • Vuani nga mbindjeshmëria ndaj acidit askorbik ose ndaj përbërësve të tjerë të formulës. 
  • Vuani nga hiperoksaluria.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të merrni Vitaminë C në qoftë se:
  • Jeni trajtuar për një kohë të gjatë me acid askorbik sepse kjo mund të çojë në një rritje të metabolizimit të barit dhe mund të shfaqet skorbuti në periudhën ku marrja e vitaminës C reduktohet në sasi normale.
  • Keni një predispozitë gjenetike për hemokromatozë sepse në këtë rast mund të ketë një risk të shtuar të përthithjes më të madhe të hekurit.
  • Foshnja juaj vuan nga pamjaftueshmëria e glukozë-6- fosfat dehidrogjenazës sepse ekziston risku i hemolizës.
Pyesni mjekun kur merrni Vitaminë C bashkë me:
  • 30 mg hekur, sepse Vitamina C rrit përthithjen e hekurit nga trakti gastro-intestinal.
  • Aspirinën, sepse vihet re rritje e ekskretimit urinar të acidit askorbik dhe zvogëlohet ekskretimi i aspirinës.
  • Salicilatet.
  • Varfarinën sepse ulet efekti antikoagulant i varfarinës.
  • Flufenazinën sepse marrja e tyre njëkohësisht, çon në rënie të përqëndrimit plazmatik të flufenazinës.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve. 
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni nën temperaturën 25°C. 
Përbërësit
Lënda vepruese: Acidi Askorbik 
Përbërës të tjerë: Acid Tartrik, Laktozë Monohidrat, Celulozë Mikrokristalore, Acid Stearik, Talk, Glikolat Natriumi i Amidonit.