Doppelherz Glucosamin 1200 Duo 30 Tableta + 30 Kapsula

 
 
Doppel Herz Gelenk 1200 është një suplement ushqimor i formuluar me Glukozaminë, Kondroitinë, Vitamina, enzima dhe minerale që përdoret për të suportuar formimin normal të kolagjenit dhe mirëfunksionimin e kartilagut. Vitamina K dhe D kontribuojnë në mirëmbajtjen e kockave dhe funksionin e muskujve. Suplementi është i rëndësishëm për prodhimin e kalciumit si dhe për ruajtjen e vlerave normale të tij në gjak. Vitamina E, C dhe elementët gjurmë si Zinku, Seleni, Mangani dhe Bakri ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Kondroitina dhe acidi hialuronik janë me origjinë natyrore, ndërsa enzimat si bromelina nga ananasi dhe papain nga papaja.
 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e produktit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Rekomandohet të merrni një tabletë dhe një kapsulë në ditë me shumë ujë.
 
Paralajmërime
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të ekuilibruar, të larmishme si dhe të një mënyre jetese të shëndetshme.
 
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara përdorimit të Gelenk 1200:
  • Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji
  • Nëse keni intolerance ndaj disa sheqernave, glukozës.
  • Nëse po mjekoheni me antikoagulantë kumarinikë. Koagulimi i gjakut duhet të monitorohet me kujdes.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni nën temperaturën 25°C.
 
Përbërësit
Një kapsulë përmban: 200 mg Kondroitinë, 50 mg acid hialuronik, 70 mg bromelain, 35 mg papain, 300 µg bakër, 30 µg selen, 5 mg zink, 1 mg.
Një tabletë përmban: 80 mg vitamin C, 20 µg vitamin D, 3 mg vitamin E, 40 µg vitaminë K, 1200 MG Gluko-aminë klorhidrat.