Yovita Plus 7 Flakona 8 ML
Yovita plus është një suplement me vitamina B, Probiotikë dhe ekstrakt të Finokut. Vitaminat B1, B2, B5 dhe B6 luajnë rol thelbësor në metabolizëm. Niacina kontribuon në pakësimin e lodhjes. Vitamina B12 dhe Acidi Folik ndihmojnë në mirëfunksionimin e sistemit imunitar. Ekstrakti i Finokut përdoret për të rregulluar lëvizjen gastrointestinale si dhe për të pakësuar gazrat. Fermentet laktike përmirësojnë tretjen dhe rivendosin florën normale të zorrëve.
Udhëzime për përdorim |
Rekomandohet të merrni 1 flakon në ditë. Rrotulloni kapakun në kahun antiorar derisa të mos rrotullohet më, në mënyrë që përmbajtja e tij të bjerë në tretësirë. Tundeni mirë. Hapeni kapakun dhe pijeni përmbajtjen menjëherë.
|
---|---|
Paralajmërime |
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë. (Përmban fermente, të ndjeshme nga drita).
|
Përbërësit |
Përbërësit në kapak: Agjentët shtues: Celulozë mikrokristaline, Lactobacillus acidophilus LA-14 (ATCC SD5212), Bacillus coagulans IS-2 (ATCC PTA-11748, MTCC 5260 ekuivalent me ATCC 7050), Lactobacillus rhamnosus SP 1 (DSM 21690) Niacin (Nikotinamid), Bifidobacterium animals ssp. Lactis (Bi1 LMG P-17502), Bifidobacterium breve (Bbr8 LMG P-17501, BI10 LMG P-17500), Agjentë antiglomerues: Dioksid silici, Stearat magnezi, Acid pantotenik (pantotenat D-kalciumI), Vitaminë B6 (Klorhidrat piridoksine) Vitaminë B2 (Riboflavin), Vitaminë B1 (Klorhidrat tiamine), Acid folik, Vitaminë B12 (Cianokobalaminë).
Përbërësit në flakon: Ujë, Fruktozë, Fruktooligosakaride (FOS), Ekstrakti i Finokut (fruti i Foeniculum vulgare) tit. 0,5% në vaj esencial, Konservues: Sorbat kaliumi, Benzoat natriumi, Acidifikues: Acid citrik, Aromatizues.
|