Vitabiotics Menopace Original 30 Tableta
Menopace është një suplement me 25 lëndë ushqyese të cilat janë te nevojshme të konsumohen gjatë dhe pas menopauzës. Magnezi, Zinku dhe Vitamina D luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e kockave dhe kyceve të shëndetshme. Formula ka në përmbajtje vitaminë B12 dhe vitaminë B1 të cilat mbështesin funksionimin normal të sistemit nervor. Menopace përmban edhe vitaminën B6 e cila ndihmon në rregullimin e aktivitetit hormonal.
Përshkrimi i produktit |
|
---|---|
Indikacione |
|
Udhëzime për përdorim |
Rekomandohet të merret 1 tabletë në ditë gjatë vaktit kryesor. Gëlltiteni me një gotë ujë ose me një lëng të ftohtë. Gëlltiteni pa e përtypur. Të mos merret me stomakun bosh.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit. |
Paralajmërime |
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësuse të një diete të larmishme dhe të balancuar apo një mënyrë jetese të shëndetshme.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Kujdes: Konsultohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit nëse: Keni alergji nga ndonjë ushqim. Vuani nga epilepsa. Vuani nga hemokromatoza. Vuani nga ndonjë shqetësim i gjendrës teroide. Keni alergji nga ndonjë prej përbërësve. |
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
I përshtatshëm për vegjetarianët. Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë. Nuk përmban ngjyrues artificialë, konservues apo maja. Nuk përmban gluten. Nuk është i testuar në kafshë. |
Përbërësit |
Maltodekstrinë, Oksid Magnezi, Agjentë ndërtues: Fosfat Kalciumi dybazik dhe Celulozë Mikrokristaline, Vitaminë C (Acid Askorbik [bartës: hidroksipropilmetilcelulozë dhe Acid Tartarik]), Acidi Pantotenik (si kripë kalciumi), Veshje tabletash (Hidroksipropilmetilcelulozë, Hidroksipropilcelulozë, Ngjyrat: Dioksid Titani dhe Klorofilinë Bakri [burimi natyror], Glicerinë), Vitamina E (Acidi D-Alfa Tokoferil Suksinat) (nga Soja), Sulfati i Zinkut, Acidi Para Amino Benzoik, Acidi Stearik, Dioksidi i Silicit, Stearat Magnezi, Niacina (si Nikotinamid), Ekstrakt Izoflavoni i Sojës (nga Soja) , Tiaminë (Vitamina B1 si Mononitrate), Fumarat Hekuri, Vitaminë B6 (Piridoksinë HCl), Vitaminë B12 (Cianokobalaminë [bartës: Citrat Trisodium, Acid Limoni, Maltodekstrinë]), Vitaminë A (Acetat [bartës: Akacie, Niseshte Misri, Maltodekstrinë, Antioksidant: DL-Alfa Tokoferol]) Celuloze e ndërlidhur, Riboflavinë, Vitaminë D3 (Kolekalciferol [bartës: Akacie, Aaharozë, Niseshte Misri, Antioksidant: DL-Alfa Tokoferol]), Klorur Kromi, Sulfat i Bakrit, Sulfat Mangani, Folacinë (Acidi folik), Jodid Kaliumi, Selenat Natriumi, Biotinë.
|
Përshkrimi