MAGDEP FAST AND DIRECT - 20 BUSTINA
Magdep Fast and Direct është një suplement ushqimor në formë pluhuri i cili përdoret nga të rriturit. Përmban magnez dhe vitaminë B6. Magnezi mban kockat e shëndetshme, duke ndihmuar në përthithjen e kalciumit, ndihmon në relaksimin e muskujve, në reduktimin e lodhjes dhe këputjes, në mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe kardiak, në gratë shtatzëna luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kontraksioneve, rritjen e fetusit dhe në rritjen e fëmijës. Vitamina B6 ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe nxit metabolizmin energjetik.
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e paketimit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Nëse mjeku ose farmacisti juaj nuk ju udhëzon ndryshe, gjithmonë ndiqni këto udhëzime.
Rekomandohet të merrni 1 (një) bustinë në ditë. Hidhni përmbajtjen direkt në gjuhë dhe pluhuri shkrihet për pak sekonda.
Përdoren në çdo kohë dhe kudo.
|
---|---|
Paralajmërime |
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të ekuilibruar dhe të larmishme dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar. Kujdes:
Mos e përdorni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, larg dritës dhe nxehtësisë.
|
Përbërësit |
Sweetening Magnesium Oxide: Sorbitol, Sodium Sodate, Sucralose; Acid Regulator: Citric Acid; Aroma, Antiaglomerating agent: Silicon Dioxide; Vitamin B6 (Pyridoxine Chloride).
|