IRONORM - 25 KAPSULA
Ironorm është një suplement me Hekur, Vitaminë C dhe Vitamina nga kompleksi i Vitaminave B, i cili përdororet tek njerëz me nivele të ulta të këtyre elementëve dhe si suplement dietik gjatë shtatzanisë. Hekuri dhe acidi folik kontribuojnë në sintezën e rruazave të kuqe të gjakut. Hekuri ndihmon në formimin e hemoglobinës që transporton oksigjenin në gjak dhe Vitamina C rrit përthithjen e Hekurit. Vitamina B1, B2 dhe Niacina kontribuojnë në reduktimin e lodhjes.
Indikacione |
Përdoret:
|
---|---|
Udhëzime për përdorim |
Si suplement dietik, gjatë dhe pas shtatëzanisë rekomandohet të merren 1 kapsulë në ditë gjatë vaktit.
Për trajtimin e defiçencës të hekurit rekomandohet të merren 1 kapsulë 3 herë në ditë gjatë vakteve.
|
Paralajmërime |
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shendetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Kujdes
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para përdorimit nëse:
Ju jeni shtatzënë ose po përpiqeni të mbeteni shtatzënë (nëse nuk ju është përshkruar Ironorm për këtë arsye).
Jeni duke marrë Chloramphenicol. Ironorm mund të ndikojnë në përthithjen e Tetraciklinave.
Përthithja e hekurit mund të zvogëlohet kur merrni Penicilamina, antiacide dhe Kolestiraminë.
Mundohuni të shmangni marrjen e tij me produkte qumështi, vezë, çaj etj.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët (<30°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
|
Përbërësit |
Acid askorbik, Sulfat hekuri, Acid folik, Nikotinamid, Riboflavinë, Hidroklorur tiamine, Përbërësit joaktivë: Vaj vegjetal, Përzierje yndyre, Lecitin, Xhelatinë, Glicerinë, Tretësirë sorbitoli, Sorbat kaliumi, Oksid hekuri i zi, i kuq karmine, Oksid hekuri i verdhë, Dioksid titani.
|