Two Bee Globihem 30 Tableta

 
 
Globihem është një suplement me Hekur, Vitaminë C dhe Vitamina nga kompleksi i Vitaminave B i përdorur në njerëz me nivele të ulta të këtyre elementëve. Hekuri, Vitamina B6, B12 dhe acidi folik kontribuojnë në sintezën e qelizave të kuqe të gjakut. Hekuri ndihmon në formimin e hemoglobinës që transporton oksigjenin në gjak dhe Vitamina C rrit përthithjen e Hekurit.
Indikacione
Përdoret:
  • Gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së fëmijës në femra që kanë nivele të ulta të hemoglobinës.
  • Në femra me nivele të ulta të hemoglobinës për shkak të ciklit menstrual
  • Në njerëz me anemi.
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, me një gotë ujë, ndërmjet vakteve.
Paralajmërime
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo një mënyre jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë
Nuk përmban Gluten dhe Laktozë.
Përbërësit
Pirofosfat hekuri i mikrokapsuluar (Pirofosfat hekuri, Amidon misri, Leticinë luledielli), Agjentë shtues: Fosfat kalciumi dibazik, Celulozë mikrokristalore, Vitaminë C ( Acid askorbik, Agjentë veshës: Etilcelulozë), Lëndë acidifikuese: Acid citrik, Lëndë stabilizuese: Hidroksipropilcelulozë, Agjentë anti-glomerues: Kripëra të magnezit të acideve yndyrore, Vitaminë B12 (Cianokobalaminë Maltodekstrinë, Lëndë acidifikuese: Acid citrik, Citrat trisodik), Dioksid silikoni, Piridoksinë klorhidrat, Acid (6S)-5-Metiltetrahidrofolik, Kripëra glukozamine. Veshja e tabletës: Etilcelulozë, Lëndë stabilizuese: Trigliceride me zinxhir mesatar, Acid oleik, Hidroksid Amoni, Ngjyrues: Dioksid Titani, Algjinat natriumi, Acid stearik, Alkool polivinilik, Polietilenglikol, Talk.

Të tjerët gjithashtu blenë