DOPPELHERZ AKTIV MAGNESIUM 400 X 30 TABLETS
Doppelherz Magnez + Vitamina B është një suplement i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç. Formula e saj përmban Magnez i cili ndihmon në metabolizimin normal energjitik, redukton ndjesinë e lodhjes dhe shërben për të ruajtur funksionimin normal të muskujve. Vitaminat B6, B12 kontribuojnë në formimin e rregullt të qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmojnë në transportin e oksigjenit në gjak. Acidi folik luan një rol të rëndësishëm në ndarjen normale të qelizave dhe indeve. Vitamina B1 kontribuon në mirëfunksionimin e zemrës.
Udhëzime për përdorim |
Përpara përdorimit, lexoni gjithmonë fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Rekomandohet 1 tabletë çdo ditë, me një gotë ujë.
|
---|---|
Paralajmërime |
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të ekuilibruar dhe të larmishme dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në vend të thatë dhe jo mbi temperaturën 25°C.
|
Përbërësit |
Magnesium Oxide, Filler Cellulose, Filler Cross-Linked Carboxymethyl Cellulose, Release Agent Silicon Dioxide, Coating Agent Hydroxypropyl Methyl Cellulose, Palm Fat (Fully Hardened), Release Agent Talcum, Dye Titanium Dioxide, Releasing Agents Calcium Salts Of Fatty Acids, Shellac Coating, Pyridoxine Hydrochloride, Emulsifier Mono- And Diglycerides Of Fatty Acids, Thiamine Mononitrate, Olive Oil, Emulsifier Polysorbate 80, Pteroylmonoglutamic Acid, Cyanocobalamin.
|