ANCOPIR – 20 DRAZHE

 
 
Ancopir është një suplement me Vitaminë B1, Vitaminë B6 dhe Vitaminë B12 që janë ndërtuese të shumë enzimave me funksione të rëndësishme në organizëm. Vitamina B1 rregullon metabolizmin e sheqernave, Vitamina B6 kontribuon në funksionin e sistemit nervor dhe shëndetin e trurit dhe muskujve. Vitamina B12 ruan një funksion normal të sistemit nervor dhe mungesa e saj mund të shkaktojë anemi.
Indikacione
Mund të përdoret:
  • Në neuritin e shkaktuar nga mungesa e Vitaminës B1, B6 dhe B12 ose çrregullimeve metabolike
  • Si ndihmës në trajtimin e neuritit, nervit shiatik, lumbagos
  • Në intoksikim kronik, veçanërisht me alkool
  • Si ndihmës në terapinë me rrezatim.
Udhëzime për përdorim
Përveç rasteve kur mjeku ju rekomandon ndryshe, rekomandohet të merrni 1-2 drazhe në ditë, me ujë, me ose pas ushqimit.
Gëlltitini pa i përtypur.
Paralajmërime
MOS e merrni këtë produkt nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve.
MOS e merrni nëse vuani nga psoriaza.
MOS e përdorni këtë produkt te fëmijët.
MOS e ndryshoni vetë dozën e përshkruar.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
 
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun përpara përdorimit të këtij produkti nëse:
  • Jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji
  • Keni sëmundjen e Parkinsonit
  • Po merrni ndonjë bar tjetër
  • Jeni duke marrë barna anti-Parkinsonik (Levo-dopa).
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Ruajeni në një vend të freskët (15-25oC) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Përbërësit
Cianikobalaminë (Vitaminë B12), Klorhidrat piridoksine (Vitaminë B6), Nitrat tiamine (Vitaminë B1).

Të tjerët gjithashtu blenë