MIELOIK 600 - 30 TABLETA

Mieloik 600 është një suplement me Acid alfa-lipoik, L-Karnitinë dhe Riboflavinë që përdoret për të mbështetur shëndetin e sistemit nervor. L-karnitina ndihmon trupin të prodhojë energji dhe është e rëndësishme për funksionin e trurit. Acidi alfa-lipoik ka veti antioksiduese dhe ruan funksionin normal të sistemit nervor. Riboflavina luan një rol thelbësor në metabolizëm duke ndihmuar në shndërrimin e lëndëve ushqyese në energji.
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të merrni 1-3 tableta në ditë, mundësisht para ngrënies.
Paralajmërime
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shendetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
 
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun përpara përdorimit nëse jeni duke marrë barna hipoglicemik.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë. (Përmban fermente, të ndjeshme nga drita).
Përbërësit
Acid alfa-lipoik, Agjentë shtues: Fosfat kalciumi dibazik, Celulozë mikrokristaline, Tartrat L-karnitine, Agjentë antiglomerues: Talk, Stearat magnezi, Agjentë shtues: Hidroksipropil celulozë, Agjentë antiglomerues: silicë e mikronizuar, Riboflavinë, Veshje e tabletës: Agjentë veshës: Hidroksipropilmetilcelulozë, Ngjyrues: Dioksid titani, Stabilizues: Glicerinë.