RELAXIA 500 MG - 30 TABLETA

 
 
Relaxia është një suplement me ekstrakte bimore që përdoren për qetësim. Ai përmban ekstrakt të Valerianës, Lupulus dhe Teaninë (një element që gjendet tek çaj) që përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe pakësojnë ankthin. Lupulus ndihmon në relaksimin përpara gjumit, ndihmon që të flini më lehtë dhe të bëni një gjumë më të thellë. Valeriana vepron si qetësues i trurit dhe sistemit nervor.
 
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të merrni 1-2 tableta në ditë.
Paralajmërime
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shendetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Përbërësit
Lupulus d.e. tit 0,4% në flavonoide (Humulus lupulus L., pluhur nga boçja), Teaninë, Valerianë d.e.tit. 0,8% në acide valerianike (Valeriana officinalis L., pluhur rrënjë). Lëndët ndihmëse: Celulozë mikrokristalore, Stearat magnezi, Dioksid silici.

Të tjerët gjithashtu blenë