Innventa Serapin 60000 SPU 30 Kapsula

 
 
Serapin 60000 SPU është një kapsulë gastrorezistente që përdoret si suplement ushqimor për traktin respirator,inflamimin e membranave të buta , për kockat, nyjet, muskujt dhe sistemin riprodhues. Serapin përmban serapeptazë (enzimë proteolitike) që përdoret për trajtimin e të gjitha gjendjeve shëndetësore origjina e të cilave janë infeksionet. Ka efekt anti inflamator, antiedematik, mukolitik, fibrinolitik.
 
Indikacione
Në kirurgji: të enjturat post- operacionale dhe mpiksja e gjakut, lehtësimin e kollitjes për nxjerrjen e gëlbazës pas anestezisë .
ORL: sinuset akute, kronike, otitis media(sëmundje inflamatore të veshit të mësëm), tonsilit akut( infeksionet akute të bajameve), laringit,faringit.
Obsetrikë dhe Gjinekologji: Mastopati(crregullime të gjoksit që shkaktojnë dhimbje), adnexitis( infeksion i kisteve adneksale të uterusit), salpingitis( infeksion i gypave Fallopian)
Ortopedi: artrit dhe osteoartrit reumatoid , pas intervenimeve kirurgjikale, fraktura, tendinitis ( infektimi i tendinave)
Stomatologji : gingivitis( pezmatimet e mishrave të dhëmbëve),periodontit,pas ndërhyrjeve kirurgjikale në fytyrë apo nofulla.
Pulmonologji: bronkit, kollitje të vështirësuar gjatë bronkitit, astma bronkiale.
Kur përdoret njëkohësisht, me antibiotikët SERAPINN rrit veprimin e tyre.
 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
1-2 kapsula në ditë të gëlltiten me 200 ml ujë.
Serapin 60000 duhet të merret 1 orë para ose dy orë pas vaktit ushqimor.
Terapia zgjat 7-10 ditë.
 
Paralajmërime
MOS e përdoni nëse:
  • Jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji.
 
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun tuaj nëse:
  • Vuani nga sëmundjet gastriontestinale apo nga ulcera
  • Do të kryeni ndërhyrje kirurgjikale
  • Trajtoheni me barna anti-inflamator ose antikoagulant
  • Përdoret më shumë se 7 ditë.
Informacione të tjera
Të ruhet në temperaturën deri në 25°C në vende të mbrojtura nga dielli dhe drita
Mbajeni larg fëmijëve.
Nuk përmban gluten dhe ngjyrues artificialë
 
Përbërësit
Përbërësit aktive: Serapeptaza 60 mg 
Përbërës të tjerë: agjentë për rritjen e vëllimit: celulozë mikrokristalore, serapeptazë, hidroksipropilmetil, celulozë dhe gomë xhelatinoze ( kapsula), agjent që stimulojnë shpërbërjen: magnesium-stearat.