DOPPELHERZ MAGNESIUM + KALIUM 400 - 30 TABLETA

 
 
Magnezi + Kalium 400 është një suplement ushqimor që përdoret nga të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç. Përmban Magnez i cili përdoret për të ruajtur funksionimin normal të muskujve dhe redukton lodhjen dhe këputjen. Kaliumi kontribuon në funksionimin e sistemit nervor dhe ndihmon në ruajtjen e tensionit normal të gjakut. Zinku ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit imunitar. Hekuri dhe vitaminat B6, B12 kontribuojnë në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut.
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të merrni 1 (një) tablet çdo ditë me ushqim, gëlltisni me ujë.
Paralajmërime
Suplemetet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të ekuilibruar dhe të larmishme dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Mos e përdorni te fëmijë nën 12 vjeç.
 
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të merrni kalium nëse vuani nga sëmundje të veshkave ose zemrës.
Mund të ketë efekt laksativ nëse konsumohet në sasi të tepërt.
Suplementet të tjera ushqimore që përmbajnë zink duhet të shmangen.
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në vend të thatë dhe jo mbi 25°C.
Nuk përmban: gluten dhe laktozë.
 
Përbërësit
Bikarbonat Kaliumi, Oksid Magnezi,Agjentë shtues: Celulozë Mikrokristaline, Karboksimetil Celulozë e kryqëzuar, Agjent veshës: Hidroksipropilmetil Celulozë,Cianokobalamin, Agjentë Ndarës:Acide Yndyrore, Talk, Sulfat Zinku, Magnez, Kripëra Magnezi, Hidroklorur Piridoksine, Dioksid Silici, Hidroklorur Piridoksinë.

Të tjerët gjithashtu blenë