GINKGO COMPLEX - 30 KAPSULA

Ginkgo complex është një suplement ushqimor që përmban Gingko Biloba, Magnez dhe vitamina si vitaminat B, A, E dhe C. Përdoret në normalizimin e qarkullimit të gjakut në tru dhe qarkullimit periferik. Gingko Biloba dhe Vitaminat B ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe në ruajtjen e përqendrimit. Magnezi është i rëndësishëm për nervat, muskujt dhe metabolizmin. Vitaminat E dhe C rrisin efektin antioksidant të Ginkgo Biloba. Ndihmon gjithashtu në rastet e marrjes së mendve.
 
Indikacione
Ginkgo Complex përdoret për:
  • Normalizimin e qarkullimit periferik dhe qarkullimit të gjakut në tru
  • Trajtimin e Vertigos
  • Trajtimin e marrjes së mendve, Tinusit
  • Përmirësimin e kujtesës dhe rritjen e përqendrimit.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë, 1-2 herë në ditë.
 
Paralajmërime
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme ose të balancuara apo një mënyre jetese të shëndetshme.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Përbërësit
Oksid magnezi, Xhelatinë, Celulozë, Agjentë anti-glomerues, Ekstrakt gjethesh Ginkgo (Ginkgo biloba), Maja e pasuruar me Selen, Acid L-askorbik, Acid nikotinik, Acetat DL-alfa-tokoferil, Stearat magnezi, Hidroklorur piridoksine, Riboflavinë, Hidroklorur tiamine, Agjentë anti-glomerues: Dioksid silikoni, Ngjyryes: Dioksid titani, Acid pteroilmonoglutamik, Cianokobalaminë.

Të tjerët gjithashtu blenë