IHEALTH PT3 NON-CONTACT THERMOMETER
IHealth Thermometer PT3 është një termometër me rreze infra të kuqe që mat temperaturën e trupit brenda 1 sekonde. Ka një sensor të integruar të distancës dhe një sensor mjedisor duke e bërë këtë termometër shumë të saktë në rezultate. Kur arrin të mat temperaturën realizon një dridhje të cilën do ta ndieni në dorën tuaj. Ka një ekran me ndriçim LED i cili është lehtësisht i lexueshëm edhe gjatë natës.
Udhëzime për përdorim |
Matja bëhet në pjesën mes vetullave në një largësi 1-3cm. Balli duhet të jetë i pastruar nga djersa apo yndyra e lëkurës.
Që të zvogëlohet marzhi i gabimit personi dhe termometri duhet të qëndrojnë në të njejtin ambient për të paktën 15 minuta. Marzhi i gabimit në çdo matje është maksimumi ±0.2 °C.
|
---|