TEST OVULACIONI (LH)

 
 
Testi i Ovulacionit (LH) është një test i shpejtë që përdoret për të parashikuar ditët e ovulimit. Testi tregon se kur janë ditët më fertile (ditët me një mundësi më të lartë për të mbetur shtatzënë) tek femrat. Funksionon vetëm me një sasi të vogël të mostrës së urinës. Rezultatet e testit mund të lexohen brenda 10 minutash.
 
Udhëzime për përdorim
  1. Rekomandohet të bëni testin disa ditë para ditëve të ovulimit (dita 10-11 e ciklit menstrual).
  2. Lani duart dhe hapni paketimin e testit.
  3. Ju mund të urinoni direkt mbi test në majën përthithëse ose për rezultate më të mira mblidhni mostrën e urinës në një gotë, vendosni majën thithëse të testit brenda gotës derisa të thithë sasinë e nevojshme të urinës.
  4. Prisni disa minuta.
Leximi i rezultateve:
Negativ: Duket vetëm një vijë në pozicionin C.
Një vijë e zbehtë në pozicionin T dhe një vijë e theksuar në pozicionin C.
Pozitiv: Dy vija shfaqen në pozicionet C dhe T (vija C mund të jetë e theksuar ose e zbehtë).
Test i pavlefshëm: Kur nuk shfaqet asnjë vijë ose vetëm një vijë në pozicionin T.
 
Konsultohuni me pjesën e pasme të paketimit për të kuptuar më mirë rezultatet (Ilustruar me skica).
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
 

 

Të tjerët gjithashtu blenë