SOLUCION FIZIOLOGJIK 0.9% - 10 ML

 
 
Solucioni fiziologjik është një tretësirë izotonike e klorurit të natriumit (0.9 %) e cila pastron dhe zhbllokon kanalet e hundës duke ndihmuar në hollimin e sekrecioneve. Solucioni përdoret lokalisht me pika në hundë nga të rriturit dhe fëmijët.
 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Rekomandohet 4- 10 pika në ditë në mënyrë lokale në hundë.
Foshnjat; 1-2 pika në secilën vrimë të hundës përpara ushqimit.
 
Paralajmërime
MOS përdorni solucion fiziologjik nëse keni mbindjeshmëri ndaj përbërësve të tretësirës.

 

Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadiencës e cila është e shënuar në paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit.
Ruajeni në një vend të freskët (15-25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
 
Përbërësit
Lënda vepruese: klorur natriumi
Përbërësit e tjerë: metilhidroksibenzoat ( nipaginë ), ujë I purifikuar
 

Të tjerët gjithashtu blenë