GINE TANTUM 0.1% SOLUTION - 5 FLAKONE

 
Gine Tantum është një pastrues intim në formë flakonesh i përshtatshëm për higjienën e zonës vaginale te femrat, edhe pas lindjes. Trajton në mënyrë lokale inflamacionin e shoqëruar me: kruajtje, acarim, djegie ose dhimbje në zonën tuaj intime. Eshtë ideale për përdorim edhe pas ciklit menstrual.
Përshkrimi i produktit
Gine Tantum përmban Benzidaminë si përbërës kryesor, një bar antiinflamator. Gine Tantum përdoret për trajtimin lokal të inflamacionit të vulvës dhe vaginës të çdo lloj origjine dhe natyre tek femrat dhe në periudhën pas lindjes. Inflamacioni vaginal karakterizohet nga sekrecione vaginale, kruarje, irritim, djegie dhe dhimbje.
Indikacione
Indikohet për:
  • Trajtimin lokal të inflamacionit të zones intime të shoqëruar me sekrecione vaginale, kruarje, irritim, djegie dhe dhimbje.
  • Higjienën intime të femrave pas lindjes.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit.
  1. Për të hapur shishen, mbajeni në zonën me sipërfaqe me kërrusje dhe përdridheni kapakun për të hequr tapën e sigurisë.
  2. Tërhiqeni flakoni derisa të dëgjoni një klik.
  3. Shtrihuni dhe vendosni flakonin në vaginë dhe shtypeni shishen derisa të boshatiset. Boshatisja mund të bëhet graduale dhe të kontrollohet sipas nevojës pasi valvula parandalon që tretësira të kthehet mbrapsh në shishe.
  4. Lëngu mbahet në zonën vaginale për disa minuta.
Paralajmërime
MOS e përdorni Gine Tantum nëse jeni alergjik nga Benzidamina ose nga ndonjë prej përbërësve të produktit.
MOS e gëlltisni.
MOS e përdorni për më shumë se 7 ditë.
 
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun përpara përdorimit nëse:
  • Keni hemorragji vaginale ose sekrecione të bardha nga vagina
  • Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
  • Po merrni barna të tjerë.
Për përdorim vaginal.
 

 

 

Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.

 

Përbërësit
Klorhidrat benzidamine, Klorur benzalkoli, Edetat dinatriumi, Parfum me bazë trëndafili dhe Ujë i Purifikuar.

Të tjerët gjithashtu blenë