NORLEVO 1.5 MG - 1 TABLETË

 
 
Norlevo është një kontraceptiv oral. Përdoret për të parandaluar një shtatzëni 
të padëshiruar. Norlevo duhet të merret 12 orë dhe jo më shumë se 72 orë (3 ditë) pas kontaktit seksual të pambrojtur. 
Përshkrimi i produktit
Norlevo është një tablet që përmban Levonorgestrel i cili i përket klasës së kontraceptivëve. Tableta parandalon shtatzaninë pas një akti të pambrojtur seksual ose pas dështimit të metodave kontraceptive. Duhet të merret 12 orë ose jo më shumë se 72 orë pas kontaktit seksual të pambrojtur. 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistintuaj përpara përdorimit. 
Merrni tabletën me një gotë uji dhe mos e përtypni.
Nëse e vjellni 3 orë pas marrjes tabletën, ju duhet të merrni një tabletë tjetër  menjëherë. 
Ju mund ta merrni vetem 1 herë në 6 muaj, maksimumi 2 herë në vit. 
Paralajmërime
MOS e përdorni nëse:
  • Ju jeni alergjik ndaj Levonorgestrelit ose prej përbërësve të tjerë.
  • Ju jeni shtatzanë ose mendoni se mund të jeni shtatzënë. 
  • Keni gjakderdhje të pashpjegueshme vaginale. 
  • Ju vuani nga kanceri i gjirit.  
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të merrni Norlevo nëse:  
  • Jeni duke marrë barna kundër epilepsisë, HIV/AIDS, infeksioneve të ndryshme, bimë mjekësore si: Lule Basani 
  • Vuani nga sëmundje të traktit tretës (p.sh. sëmundja Crohn)  
  • Vuani nga Diabeti Mellitus 
  • Vuani nga tensioni i lartë ose sëmundje ishemike e zemrës 
  • Keni pësuar ndonjëherë ishemi 
  • Keni vuajtur nga kanceri i gjirit në të shkuarën 
  • Vuani nga sëmundje e rëndë e mëlçisë. 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve dhe dritës. 
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.  
 
Përbërësit
Lënda aktive: Levonorgestrel 
Përbërës të tjerë: Monohidrat Laktoze, Amidon Misri, Povidon, Silicë Koloidale Anhider, Stearat Magnezi