CANESTEN 3 KREM VAGINAL 20 MG/G - 20 G

 
 
Canesten 3 është krem vaginal që përdoret për trajtimin e infeksioneve mykotike në zonën intime të femrave dhe meshkujve. Lehtëson irritimin, skuqjen dhe lufton infeksionet e shkaktuara nga myku apo mikroorganizmat e tjerë.
Përshkrimi i produktit
Canesten me përmbajtje Klotrimazol është një bar antimikrobik për trajtimin e problematikave me natyrë gjinekologjike. Klotrimazoli vepron kundër myqeve dhe mikroorganizmave të tjerë. Trajton infeksionet vaginale mykotike dhe infeksionet e vulvës të shkaktuara nga Candida dhe Balanitis në meshkuj.
 
Indikacione
Canesten krem vaginal përdoret për:
  • Trajtimin e infeksionit mykotik në vaginë dhe zonën e vulvës.
  • Trajtimin e infeksioneve të zonës gjenitale në meshkuj të shkaktuara nga myqet (Candida).
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
  1. Lani duart tuaja përpara se të përdorni kremin.
  2. Shtypeni tubetin e kremit derisa aplikatori të mbushet.
  3. Vendoseni fundin e aplikatorit që përmban kremin në vaginë në pozicion shtrirë dhe shtypeni pistonin e aplikatorit derisa të ndalojë.
Vazhdoni përdorimin e kremit për 3 ditë rresht.
Paralajmërime
MOS e përdorni kremin Canesten nëse:
  • Jeni alergjik ndaj Klotrimazolit ose përbërësve të tjerë të kremit.
  • Keni simptoma si hundë të zëna, temperaturë, dhimbje abdominale, dhimbje shpine.
  • Keni sekrecione me ngjyrë të bardhë dhe rrjedhje vaginale.
  • Jeni në tre mujorin e parë të shtatëzënisë.
  • Fëmija juaj është nën 12 vjeç.
  • Jeni duke ushqyer me gji.
MOS e gëlltisni.
MOS e përdorni në kontakt me sytë.
 
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit nëse:
  • Fëmija juaj është në moshën 12 deri 18 vjeç.
  • Po mjekoheni me barna të tjerë.
Ky krem përmban alkool cetostearilik që mund të shkaktojë reaksione në lëkurë në zonën gjenitale.
Kremi Canesten mund të ulë efikasitetin e lateksit si psh kondomet kur aplikohen në zonën gjenitale.
 
 
Informacione të tjera
Ruajeni nën temperaturën 25°C.
Mbajeni larg dritës dhe fëmijëve.
 
Përbërësit
Lënda aktive është Klotrimazole 20 mg/g.
Përbërësit e tjerë janë: Monostearat sorbitani, Polisorbat 60, Palmitat cetili, Alkool cetostearilik, Oktododecanol, Alkool benzilik, Ujë i purifikuar.