DAKTANOL 2% XHEL ORAL - 40 G
Daktanol 2 % është një xhel për përdorim nga goja. Përdoret për të trajtuar dhe parandaluar infeksionet e gojës, fytit, stomakut dhe zorrëve si infeksionet bakteriale dhe mykotike. Përdoret në fëmijët nga 4 muaj e sipër.
Përshkrimi i produktit |
Daktanol 2 % është një xhel oral që përmban lëndën aktive mikonazol një bar antimykotik. Mikonazol vepron duke eliminuar myqet dhe bakteret që mund të jenë prezente. Trajton dhe parandalon infeksionet mykotike dhe bakteriale të gojës, stomakut dhe zorrëve. Është e përshtatshme për përdorim për të rriturit dhe fëmjët nga 4 muaj e sipër.
|
---|---|
Indikacione |
Xheli oral Daktanal 2 % përdoret për trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve mykotike dhe bakteriale të gojës, fytit, stomakut dhe zorrëve.
|
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Për përdorim nga goja.
Si ta aplikoni xhelin:
Në infeksionet e gojës dhe fytit mbajeni xhelin në gojë sa më gjatë të jetë e mundur dhe më pas mund ta gëlltitni. Nëse infeksionet janë të lokalizuar në gojë aplikoni një sasi të vogël të xhelit direkt në zonën e prekur më gisht të pastër.
Nëse keni vënë ndonjë pajisje dentare, hiqeni para gjumit , shpërndajeni xhelin në pajisjen dentare dhe lëreni të veshur me xhel gjatë gjithë natës.
Dozimi:
Infeksionet e gojës dhe fytit:
Të rritur dhe fëmijët mbi 2 vjeç: 2.5 ml xhel (gjysmë lugë çaji) 4 herë në ditë pas ushqimit.
Foshnjat nga 4 deri 24 muaj: 1.25 ml xhel (1/4 lugë çaji) 4 herë në ditë pas ushqimit. Çdo dozë duhet të ndahet në porcione më të vogla.
Infeksionet e stomakut dhe zorrëve: Të rriturit, fëmijët dhe foshnjat mbi 4 muaj: 20 mg për kg peshë trupore në ditë, në 4 doza të ndara.
Doza ditore totale nuk duhet ti kalojë 10 ml xhel 4 herë në ditë.
|
Paralajmërime |
MOS e përdorni Daktanol xhelin oral:
Ky bar nuk përdoret në foshnjat nën 4 muajsh për shkak të rrezikut të mbytjes.
Kujdes:
Tregoni kujdes të veçantë me Daktanol xhel oral.
Xheli është i ngjitshëm dhe mund të qëndrojë në gojë për një kohë të gjatë. Është e rëndësishme të tregohet kujdes gjatë aplikimit të xhelit në fëmijë të vegjël ose foshnja pasi xheli mund të depërtojë thellë në fyt dhe shkakton mbytje. Gjithmonë aplikojeni xhelin në pjesën e përparme të gojës.
Nëse po merrni barna anti koagulantë ose Fenitoinë (një bar për epilepsy), mjeku juaj mund të kërkojë të kontrolloni përqendrimin e barnave në gjakun tuaj nëpërmjet testimeve.
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të përdorni xhelin oral Daktanol:
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni produktin pas datës së skadencës të shënuar në paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Ruajeni produktin nën 25°C në paketimin origjinal.
|
Përbërësit |
Lënda aktive: Çdo gram të xhelit oral përmban 20 mg Mikonazol.
Përbërësit e tjerë: Karbomer 934 P, Sakarinë natriumi, Edetat dinatriumi, Acid benzoik (E 210), Glicerol, Trolaminë, Etanol 96 % v/v, Shije portokalli 05096, Ujë i purifikuar.
|