VERMOX 20 MG/ML PEZULLI ORALE - 30 ML
Vermox 20 mg/ml përdoret për trajtimin e infeksioneve që prekin zorrët, të shkaktuara nga lloje të ndryshme të krimbave dhe parazitëve. Formulimi i tij, si lëng për përdorim nga goja me shije banane, e bën atë të lehtë për t’u përdorur nga fëmijët, i cili vepron në mënyrë të shpejtë dhe efektive.
Përshkrimi i produktit |
Vermox 20 mg/ml është një pezulli për përdorim nga goja me përmbajtje mebendazole një bar antihelmintik që përdoret për trajtimn e infeksioneve parazitare të shkaktuara nga lloje të ndryshme krimbash si ato në formë shiriti, në formë të rrumbullakët, në formë kamzhiku dhe në formë gremçi. Mebendazole vret krimbat por jo vezët e tyre dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve të zorrëve.
|
---|---|
Indikacione |
Vermox 20 mg/ml përdoret për trajtimin e infeksioneve gastrointestinale të shkaktuara nga krimbat në formë shiriti (enterobiasis), krimbat e rrumbullakët (ascariasis), krimbat në formë kamzhiku (trichuriasis), krimbat në formë gremçi (ancylostomiasis, necatoriasis).
|
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Tundeni mirë përpara përdorimit. MOS e merrni gjatë ushqimit. Bari ka një kapak matës që mund të përdoret për dozim. Hiqeni kapakun duke e shtyrë dhe rrotulluar në drejtim antiorar.
Tër rriturit dhe fëmijët mbi 1vjeç:
Të rriturit: 2 masa kapaku (10 ml) pezulli në mëngjes dhe mbrëmje për 3 ditë.
Fëmijët mbi 1 vjeç: 1 masë kapaku (5 ml) pezulli për 3 ditë.
|
Paralajmërime |
MOS e përdorni Vermox 20 mg/ml nëse jeni alergjik ndaj mebendazol ose përbërësve të tjerë të këtij bari.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të Vermox 20 mg/ml:
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdroni Vermox 20 mg/ml pas datës së skadencës së shënuar në paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji. Ruajeni në temperaturat 15°C dhe 30°C.
|
Përbërësit |
Një masë kapaku 5 ml përmban 100 mg mebendazole
Përbërësit e tjerë: sukrozë, celulozë, karmelozë natriumi, metilcelulozë, metil paraben, propil paraben, lauril sulfatnatriumi, aromë bananaje, acid citrik , ujë.
|