FAVE DE FUCA - 20 TABLETA

Fave de Fuca është një suplement ushqimor me ekstrakte bimore që përdoret për të lehtësuar konstipacionin. Ekstraktet bimore stimulojnë aktivitetin dhe lëvizjen e zorrëve duke favorizuar kështu nxjerrjen e feçeve. Rekomandohet të përdoret për të rritur dhe fëmijët mbi 12 vjeç.
 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e produktit ose këshillohuni me mjekun ose farmacitin tuaj përpara përdorimit.
Për të rriturit, adoleshentët mbi 12 vjeç dhe të moshuarit: Rekomandohet të merret një tabletë pas darkës. Efekti laksativ arrihet pas 6-12 orësh pas marrjes së tabletës. Kohëzgjatja e rekomanduar maksimale e trajtimit është për rreth 6 ditë. Nëse pas kësaj periudhe, simptomat vazhdojnë, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
 
Paralajmërime
MOS merrni/përdorni tabletat Fave de Fuca:
  • Nëse jeni alergjik ndaj lëndëve aktive ose përbërësve të tjerë të këtij bari.
  • Në rastet e apadensitit, dhimbjes në stomak ose në bark me origjinë të papërcaktuar.
  • Nëse vuani nga sëmundje inflamatore të kolonit (p.sh sëmundja Krohn, koliti ulçeroz).
  • Nëse keni sëmundje të gjëndrës së tiroides (hipertiroidizëm).
  • Nëse vuani nga sëmundje të mëlçisë ose veshkave.
  • Në fëmijët nën 12 vjeç.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të ekuilibruar, të larmishme si dhe të një mënyre jetese të shëndetshme.
 
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përparë përdorimit të Fave de Fuca:
  • Nëse po përdorni, keni marrë ose do përdorni barna të tjerë.
  • Nëse jeni shtatzënë, planifikoni të mbeteni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
  • Në pacientë të moshuar.
  • Nëse ju është thënë nga mjeku juaj që keni intolerancë ndaj disa sheqernave.

 

 

Informacione të tjera
Mbajeni këtë produkt larg fëmijëve.
Mos e ruani në temperatura mbi 30°C.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës që është e shënuar në paketim pas EXP. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji të shënuar.
 
Përbërësit
Lëndët aktive për tabletë janë: 56.56-80,808 të esktraktit të lëvores Araminius frangula që i korrespondon 13.13 mg të glukofrangulinë si Glucofrangulin A. Tretësi ekstraktues: Etanol 60 % VN: 109-589 mg të ekstraktit të lëvores Rhamnus pursuanus DC (secara sagrada) që i korrespondon 15,31 mg heterode hidroksiatracenis si Cascaroside A. Tretësi esktraktues Etanol 60 % VN:61,36 mg të Fucus vesiculous L. ekstrakt, 11.5-8:1) me përmbajtje jodi ndërmjet 6.1 dhe 36.8 Mikrogram. 
Përbërësit e tjerë janë: Talk, Glukozë monohidrat, Laktozë monohidrat, Stearat natriumi, Sukrozë akacia, Oksid hekuri (E 172), Tretësirë glukoze, Dyll karnauba, Benzoat natriumi, Metil parahidroksibenzoat, Propil parahidroksibenzoat, Propilen glikoli, Etil parahidroksibenzoat, Hidroksid natriumi.