DULCOLAX - 40 DRAZHE

 
 
Dulcolax përdoret për lehtësimin e shpejtë të konstipacionit dhe tolerohet mjaft mirë nga organizmi. Veshja me film siguron mbrojtje të stomakut dhe stimulon lëvizjen e zorrëve duke lehtësuar nga konstipacioni brenda 6-12 orëve.   
Indikacione
Indikohet për:
-Lehtësimin nga konstipacioni
-Sëmundje që kërkojnë një lavazh më të lehtë të zorrëve
-Lavazh të zorrëve gjatë përcaktimit të terapisë
-Për përcaktimin e sëmundjes (ndërhyrjet terapeutike dhe diagnostike)
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin e produktit ose këshillohuni me doktorin tuaj ose farmacistin përpara përdorimit.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 10 vjeç: 1-2 drazhe një herë në ditë në mbrëmje.
Fëmijët nga 2-10 vjeç: 1 drazhe një herë në mbrëmje.
Rekomandohet të fillohet me dozën më të ulët. Dozimi mund të përshtatet në dozën maksimale për të rregulluar lëvizjen e zorrëve.

 

Paralajmërime
MOS merrni/përdorni drazhetë Dulcolax:
-Përditë ose për një kohë të gjatë pa qartësuar shkakun e konstipacionit.
-Nëse jeni alergjik ndaj lëndës aktive, ngjyruesit verdhë portokalli S ose përbërësve të tjerë të këtij bari.
-Nëse keni dhimbje barku, nauze, të vjella ose temperaturë pasi mund të jenë shenja të një sëmundje serioze.
-Nëse keni intolerancë ndaj laktozës ose sukrozës.
-Për fëmijët nën 2 vjeç.
-Vuani nga sëmundje të shoqëruara me mungesën e balancës të ujit dhe kripërave.
- Me qumësht.
 
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni drazhetë Dulcolax:
-Nëse keni insuficencë të veshkave.
-Nëse po merrni barna të tjerë.
-Po planifikoni shtatzëninë ose jeni duke ushqyer me gji.
 
 
Informacione të tjera
-Mbajeni ketë bar larg fëmijëve.
-Mund të përdoret deri në 12 muaj pas hapjes.
Përbërësit
Bisakodil, laktozë, sakarozë, Vaj kastori.

Të tjerët gjithashtu blenë