PROKTIS-M PLUS - 30 G

 
 
Proktis-M Plus është një pomadë që përdoret për trajtimin e hemorroideve. Lehtëson kruarjet dhe trajton hemorroidet e brendshme dhe të jashtme.
Përshkrimi i produktit
Proktis-M Plus është një pomadë që përdoret për të trajtuar hemorroidet e brendshme ose të jashtme dhe përmban një kanulë që ndihmon në aplikimin e kremit. Është i formuluar me acid hialuronik që rigjeneron dhe shëron lëkurën. Eskin ka veprim kundër edemave në kirurgjinë proktologjike. Pomada ka veti anestezike dhe redukton kruarjen.
 
Indikacione
Indikohet si:
  • trajtim shoqërues në proceset rigjeneruese të kanalit analo-rektal pas kirurgjisë proktologjike.
    • Hemorroide të brendshme dhe të jashtme
    • Proktitet
    • Kriptitet
    • Ragadet anale
    • Fisurat
    • Fistulat perianale.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin tuaj ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Kremi aplikohet dy herë në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje dhe pasi keni kryer nevojat personale. Aplikohet një shtresë e hollë e kremit dhe aplikimi intrarektal lehtësohet nga kanula e përshtatshme e cila përfshihet në paketim.
  • Vendosni kanulën në tubet edhe shtypeni derisa të mbushet.
  • Futni kanulën në zgavrën anale dhe shtypni përsëri tubin për të lëshuar pak krem.
  • Pas përdorimit, pastroni aplikuesin dhe mbulojeni me kapakun mbrojtës.
Rekomandohet për përdorim individual.
Paralajmërime
MOS  e përdorni Proktis-M nëse:
  • Jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të produktit.
  • Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
 MOS e gëlltisni.
 
Kujdes:
Lani duart para dhe pas përdorimit të pajisjes mjekësore.
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara përdorimit nëse po merrni barna të tjerë.
Shmangni kontaktin me sytë.
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë.
Përbërësit
Vazelinë e bardhë, Parafinë e lëngshme, Propilen glikoli, Polidokanol, Fitozomeescin beta-sitosterol, Fitosome e acidit gliciretik, BHT, Kripë sodike e Acidit Hialuronik.
 

Të tjerët gjithashtu blenë