DERMOXEN HEMOPRAN CREAM - 35 ML

 
 
Hemopran është një krem mbrojtës endorektal i formuluar me ekstrakte bimore. Përdoret për trajtimin e hemorroideve të brendshme dhe të jashtme dhe irritimeve të lëkurës së zonës anale dhe perianale. Ndihmon në lehtësimin e kruarjeve, djegies dhe dhimbjes.
Përshkrimi i produktit
Hemopran përmban ekstrakte natyrale si Aloe Vera, Ruscus Acueatus me veprim qetësues dhe freskues. Përdoret si ndihmës në trajtimin e sindromës së hemorroideve varikoze (hemorroide të brendshme dhe të jashtme) dhe të irritimeve të lëkurës të zonës anale dhe perianale dhe membranave mukoze. Mbron lëkurën nga hemorroidet e shkaktuara nga konstipacioni, jeta sedentare, shtatzënia dhe lehtëson dhimbjen, djegien dhe ndjesinë e kruarjeve.
Indikacione
Indikohet si ndihmës në trajtimin e:
  • Sindromës së hemorroideve varikoze (hemorroide të brendshme dhe të jashtme)
  • Irritimet e lëkurës së zonës anale dhe perianale dhe membranës mukoze.
Udhëzime për përdorim
Përpara se të përdorni kremin Hemopran, pastrojeni me kujdes zonën anale dhe perianale me pastrues specifikë dhe thajeni mirë.
Hiqni kapakun dhe siguresën prej alumini në hapjen e tubetës dhe fiksojeni kanulën në të. Vendoseni kanulën në anus dhe shtpeni tubetin për të aplikuar sasinë e dëshiruar të kremit.
Pas përdorimit të Hemopran, hiqeni kanulën dhe lajeni me sapun dhe ujë. Kanula mund të ripërdoret. Përsëriteni trajtimin deri në 3-4 herë gjatë ditës derisa simptomat të zhduken.
 
Paralajmërime
MOS e përdorni në lëkurë dhe mebrana mukoze të dëmtuara.
MOS e gëlltisni.
MOS e përdorni në rast të alergjisë ndaj njërit prej përbërësve.
MOS e përdorni produktin nëse paketimi është i hapur/ose i dëmtuar.
 
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun tuaj pas përdorimit nëse simptomat vazhdojnë.
Mbylleni tubetën mirë me kapak pas përdorimit. Lajeni kanulën pas çdo përdorimi
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni pas datës së skadencës të shënuar në fund të paketimit dhe në tubet.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, në temperaturat midis 4°C dhe 35°C.
Nuk përmban agjentë ngjyrues dhe aroma të sintetizuara.
Përbërësit
Ekstrakt glikolik Aesculus Hippocastanum, Ekstrakt glikolik Hamamelis Virginiana, Ekstrakt glikolik Ruscus Aculeatus, Xhel gjethesh Aloe Vera, Avenathramide me origjinë bioteknologjike, Vaj Jojoba, Ceteareth-20, Estere cetilike, Fenoksietanol, Miristat izopropili, Acid stearik, Estere të acideve PEG-8 C12-20, Laktat metili, Karbomer, Stearat glicerili SE, Trietanolaminë, Ujë.

Të tjerët gjithashtu blenë