ANTROLIN RECTAL CREAM - 30 G

 
 
Kremi rektal Antrolin përdoret për lehtësimin e hemorroideve dhe trajtimin e fisurave anale. Ul gjithashtu dhimbjen në zonën perianale.
 
Përshkrimi i produktit
Kremi rektal Antrolin përmban nifedipine me përdorim topik që relakson muskujt periferike të sfinkterave anal. Lidokaina është një bar anestezik lokal që pakëson dhimbjen. Trajton hemorroidet, fisurat anale dhe sëmundje të tjera proktologjike.
 
Indikacione
Indikohet në:
  • Trajtimin e hemorroideve, fisurave anale dhe sëmundje të tjera proktologjike, të lidhura kryesisht me hipertoninë e sfinkterave analë.
Udhëzime për përdorim
Shtrihu në një anë. Hiqni kapakun e tubetit dhe lidheni me aplikatorin në hapje të tubetit.
Shtrydheni tubeni për të aplikuar një shtresë të hollë të kremit në zonën perianale.
Aplikojeni kremin dy herë në ditë për të paktën 3 javë.
 
Paralajmërime
MOS e përdorni kremin rektal Antrolin nëse:
  • Jeni alergjik ndaj përbërësve të tjerë aktivë ose ndaj përbërsve të tjerë të produktit.
  • Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
  • Vuani nga hipotensioni ose pamjaftueshmëria e zemrës.
 
Kujdes:
  • Këshillohuni me doktorin tuaj përpara përdorimit:
  • Nëse keni diabet.
  • Nëse keni pamjaftueshmëri të mëlçisë ose të veshkave.
  • Nëse jeni i moshuar ose në fëmijët nën 18 vjeç.
  • Nëse mukoza e zoënës perianale është e infektuar.
  • Nëse po trajtoheni me barna të tjerë.
Kontrolloni presionin arterial gjatë përdorimit të kremit Antrolin.
 
 
Informacione të tjera
Ruajeni në temperaturën e dhomës 25°C.  
Mbajeni larg fëmijëve.
 
Përbërësit
100 gr krem përmban: Nifedipine 0.30 g, Hidroklorur lidokaine 1.5 g
Eksipientët: Petrolat i bardhë, Propilen glikoli, Gliceride gjysmësintetike të lëngshme, Stearat polietilen glikoli, Alkool cetostearil, Monostearat glicerili, Metil Parahydroxybenzoat natriumi, Propil parahidroksibenzoat, Ujë i Purifikuar.
 

Të tjerët gjithashtu blenë