GAVISCON-L MENTE - 500 ML
Gaviscon është një bar i lëngshëm me shije mente që përmban kripëra të natriumit. Përdoret në trajtimin e simptomave të shkaktuara nga aciditeti i lartë në stomak dhe refluksi. Ai neutralizon aciditetin, formon një shtresë mbrojtëse në stomak, lehtëson dhimbjet dhe djegien në stomak.
Përshkrimi i produktit |
Gaviscon përmban një klasë barnash të quajtura antiacide. Antiacidet neutralizojnë aciditetin e prodhuar në stomak dhe formojnë një shtresë mbrojtëse në mukozën e stomakut. Ato përdoren në trajtimin e refluksit gastro-ezofageal, që karakterizohet nga dispepsia, dhimbjet në pjesën e sipërme të stomakut dhe gjoksit, ndjesi djegieje dhe kthim të lëngjeve të stomakut në ezofag.
|
---|---|
Udhëzime për përdorim |
Tek të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Rekomandohet të merren 10-20 ml, pas ngrënies dhe para gjumit.
Tek fëmijët 6-12 vjeç: Rekomandohet të merren 5-10 ml, pas ngrënies dhe para gjumit.
|
Paralajmërime |
MOS e përdorni Gaviscon nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit.
MOS e përdorni nëse jeni në dietë strikte pa kripëra.
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun përpara se të përdorni këtë produkt te fëmijët nën 6 vjeç. |
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend (<30°C) të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Nuk përmban Glukozë dhe Gluten.
|
Përbërësit |
Alginat Natriumi, Bikarbonat Natriumi, Metilestere Parahidroksibenzoike (E218), Propilestere (E216), Karbomer Karbonat Kalciumi, Sakarinat Natriumi, Aromë Natyrale Mente, Hidroksid Natriumi.
|