LOPERAMID 2 MG - 20 TABLETA

 
 
Loperamid përdoret për të trajtuar diarrenë akute duke përfshirë dhe diarrenë e udhëtarit. Ngandalëson lëvizjen e zorrëve dhe i bën feçet më pak të ujshme. Trajton simptomat e diarresë, jo shkakun (infeksionin).
Përshkrimi i produktit
Loperamid është një bar kundër diarresë. Vepron duke ulur numrin e lëvizjen e zorrëve dhe duke i bërë feçet më pak të ujshme. Trajton diarrenë që zgjat, te njerëzit me sëmundje inflamatore të zorrëve.
Është i përshtatshëm për përdorim në të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç.
Indikacione
Indikohet në:
  • Trajtimin e simptomave të diarresë në të rritur dhe fëmijët mbi 12 vjeç.
  • Trajtimin e diarresë kronike në të rritur.
  • Reduktimin e sasisë së defekimit në pacientët të cilët u janë nënshtruar ileostomisë.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Filloni duke marrë 2 tableta pas çdo defekimi të ujshëm dhe vazhdoni me një tablet.
Dozimi i zakonshëm është 3-4 tableta në ditë. Mos e tejkaloni dozën me shumë se 8 tableta në ditë.
 
Paralajmërime
MOS e merrni/përdorni këtë bar nëse:
  • Jeni alergjik ndaj loperamidit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të barit
  • Nëse keni dhimbje të stomakut/abdominale pa diarre
  • Jeni trajtuar më parë me antibiotikë.
  • Keni probleme me zemrën
  • Vuani nga ulçerat kolike
  • Fëmija juaj është nën 6 vjeç.
  • Vuani nga dizenteria akute (gjak në feçe dhe temperaturë).
 
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të përdorni këtë bar nëse:
  • Nëse fëmija juaj është nga 6- 12 vjeç.
  • Keni probleme me mëlçinë
  • Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
  • Po trajtoheni me barna të tjerë.
Është e rëndësisshme të konsumoni lëngje.
Loperamide mund të shkaktojë marrje mendsh kështu që është e rëndësisshme mos të ngisni ose të përdorni makineri.
 
 
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni nën 25°C.
Mbajeni larg nxehtësisë dhe lagështirës.

 

Përbërësit
Lënda aktive: Loperamid
Përbërës të tjerë: Celulozë mikrokristaline, Laktozë, Stearat magnezi, Talk.
 

Të tjerët gjithashtu blenë