COLINOX ORAL DROPS - 20 ML

 
 
Colinox me pika është një tretësirë nga goja që përdoret për lehtësimin e gazrave dhe kolikës te foshnjat, fëmijët dhe të rriturit si dhe për imbalancën e florës bakteriale të zorrëve. Është gjithashtu e rekomanduar për trajtimin e sëmundjes gastrointestinale.
Përshkrimi i produktit
Colinox është një pezulli orale me bazë Simetikoni dhe Bacillus coagulans që indikohet për trajtimin e kolikave dhe gazrave. Trajton imbalancën e florës intestinale dhe sindromën e zorrëve të irrituara të foshnjave, fëmijëve dhe të rriturve.
Indikacione
Indikohet për:
  • Trajtimin e kolikave dhe gazrave, imbalancës së florës intestinale.
  • Trajtimin e sindromës së zorrës së irrituar.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Tundeni shishen përpara përdorimit.
Të rriturit dhe fëmijët: 20 pika të treten në një lëng, 2- 4 herë në ditë preferohen pas vakteve ose siç këshillohet nga mjeku.
Foshnjat: 10 pika të treten në një lëng, 2- 4 herë në ditë ose sipas këshillës së mjekut.
Paralajmërime
MOS e përdorni/jepni nëse:
  • Ju ose fëmija juaj jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit.
  • Pas datës së treguar në paketim.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg burimeve të nxehtësisë dhe larg fëmijëve.
Përbërësit
Simetikon (30% emulsion), Spore Bacillus coagulans (minimum 1.5 billion/g), Fruktozë, Benzoat Natriumi, Aromë.

Të tjerët gjithashtu blenë