DIACOL SHURUP - 200 ML

 
 
Shurupi Diacol përdoret për trajtimin e kollës së thatë e të vazhdueshme. Qetëson menjëherë kollën e shkaktuar nga acarimi të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes. Rekomandohet të përdoret për të rriturit dhe fëmijët mbi 2 vjeç.
Përshkrimi i produktit
Diacoli është shurup antitusiv që përmban hidrobromur dekstrometorfani. Dekstrometorfani është si një lehtësues i kollës, për qetësimin e përkohshëm të kollës të shkaktuar nga acarimi i rrugëve të frymëmarrjes (nga gripi dhe ftohja e zakonshme), si dhe nga pluhurat dhe grimcat të thithura.
 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Nëse mjeku ose farmacisti juaj nuk ju udhëzon ndryshe, gjithmonë ndiqni këto udhëzime.
 
Rekomandohet të merrni:
  • Të rriturit dhe adoleshentët - 5 deri në 10ml shurup 4 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 60 ml
  • Fëmijët 6 deri 12 vjeç - doza maksimale ditore është 30 ml
  • Fëmijët 2 deri 6 vjeç - doza maksimale ditore është 15 ml
  • Diacoli mund të administrohet çdo 4 orë, duke moderuar dozën sipas peshës dhe moshës.
Paralajmërime
MOS përdorni Diacol nëse:
  • jeni shtatzënë ose po ushqeni fëmijën me gji
  • jeni alergjikë ndaj ndonjërit nga përbërësit
  • keni kollë me sekrecione
  • po merrni barna që i përkasin klasës MAO.
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin nëse:
  • keni astmë bronkiale
  • keni sëmundje hepatike
  • kolla vazhdon për më shumë se një javë, shoqërohet me temperaturë, dhimbje koke.
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve dhe shikimit të tyre.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës së  shënuar në kuti.
 
Përbërësit
Hidrobromur  Dekstrometorfani, Sakarozë, Acid Citrik Anhidër  Metilparaben; Aromë Portokalli; Etanol 96%, Ujë i Purifikuar.
 

Të tjerët gjithashtu blenë