TYLOLHOT - 12 BUSTINA

 
 
TylolHot me shije limoni dhe sheqer përdoret për lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit. Redukton sekrecionet në rrugët e frymëmarrjes dhe zhbllokon hundët e zëna. Lehtëson gjithashtu dhimbjen dhe ul temperaturën e trupit.
 
Përshkrimi i produktit
Tylol Hot përmban paracetamol, pseudoefedrinë HCl dhe Klorfeniraminë që përdoret për trajtimin e simptomave të ftohurës dhe gripit. Ka veti analgjezike duke lehtësuar dhimbjen dhe ul temperaturën. Pseudoefedrinë lehtëson kongjestionin nazal në hundë me sekrecione ndërsa Klofeniramina minimizon simptomat e alergjisë dhe mbindjeshmërinë e syve.
Indikacione
Indikohet për:
  • Lehtësimin e simptomave të të ftohurës dhe gripit                             
  • Uljen e temperaturën
  • Lehtësimin e dhimbjeve me origjinë të ndryshme
  • Lehtësimin e simptomave të alergjive
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përdorimit.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Përmbajtja e secilës bustinë tretet në 160 ml ujë të ngrohtë dhe pihet menjëherë. Nëse është e nevojshme, doza tjetër duhet të merret pas një intervali 6-orësh. Doza maksimale ditore e rekomanduar është 4 bustina.
Paralajmërime
MOS merrni TYLOL HOT:
  •  Nëse jeni alergjik ndaj paracetamolit, klorfeniraminës dhe/ose hidroklorurit të pseudoefedrinës ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të TYLOL HOT.
  • Nëse vuani nga diabeti, sëmundje të rëndë të mëlçisë ose veshkave;
  • Nëse jeni duke marrë frenues MAO (barna për të trajtuar depresionin dhe sëmundje të tjera mendore)
  • Nëse jeni nën 12 vjeç.
 
Kujdes:
Flisni me mjekun tuaj përpara se të merrni TYLOL HOT nëse vuani nga:
  • Insuficenca e mëlçisë, veshkave ose mushkërive;
  • Anemi e mëparshme;
  • Sëmundje e rëndë e zemrës;
  • Astmë bronkiale;
  • Hipertension (tension i lartë i gjakut); glaukomë
  • Hipertiroidizëm
 
 
Informacione të tjera
Mbajeni barin larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Mos e ruani mbi 25°C .
Përbërësit
Çdo bustinë prej 20 g përmban;
-Paracetamol ..……………........................500 mg
-Maleat i klorfeniraminës ...........................4 mg
-Hidroklorur i pseudoefedrinës ..................60 mg
Përbërës të tjerë: Agjent ngjyrosës: Kinolina e verdhë; Agjent ëmbëlsues: Sheqer i rafinuar; Aromatikë: Aromë limoni pluhur, Shije, Acid citrik anhidër, Acid tartarik, Bikarbonat natriumi, Karbonat natriumi anhidër; Agjent lidhës povidon, Konservues: Benzoat natriumi.

Të tjerët gjithashtu blenë