ANDOREX 0.15% + 0.12% SPRAY - 30 ML
Andorex është një tretësirë e lëngshme që përdoret për trajtimin e inflamacionit në mukozën e gojës dhe fytit. Përdoret për të reduktuar simptoma si dhimbja, skuqja ose irritimi.
Përshkrimi i produktit |
Andorex spraj është një tretësirë me Benzidaminë dhe Klorheksidinë. Klorheksidina është një antibakterial i përdorur për të ndaluar riprodhimin e baktereve. Benzidamina klasifikohet si një anti-inflamator jo steroidal që përdoret në trajtimin e dhimbjes dhe inflamacionit me një efekt anestezik lokal.
|
---|---|
Indikacione |
Indikohet:
|
Udhëzime për përdorim |
Maja e aplikatorit duhet të futet në gojë dhe të sprucohet kur goja është plotësisht e hapur. Andorex përdoret i paholluar dhe duhet të administrohet direkt në fyt ose zonat e inflamuara.
Doza e rekomanduar për të rritur është 5-10 sprucime çdo 1.5-3 orë, në rast nevoje.
Doza e rekomanduar për fëmijë mbi 6 vjeç është 5 sprucime çdo 1.5-3 orë, në rast nevoje.
Nëse përdoret si alternativë te metodat të pastrimit të gojës, duhet të mbahet në gojë për të paktën 1 minutë.
|
Paralajmërime |
MOS përdorni Andorex nëse jeni alergjik ndaj Benzidaminës ose Klorhexidinës ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër të solucionit.
MOS e përdorni te fëmijët nën 6 vjeç.
MOS e përdorni gjatë shtatëzënisë ose ushqyerjes me gji.
MOS e gëlltisni tretësirën.
Kujdes:
Andorex përdoret oralisht, shmangni kontaktin me sytë dhe veshët. Nëse solucioni bie në kontakt me sytë, i shpëlani ato me ujë të bollshëm.
Konsultohuni me mjekun përpara përdorimit nëse:
Mund të çojë në ngjyrosje të rikthyeshme të gojës, gjuhës ose dhëmbëve.
Këshillohet të lani dhëmbët përpara administrimit.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
|
Përbërësit |
Klorhidrat Benzidamine, Glukonat Klorhekzidine, Glicerol, Hidroksietilcelulozë, Ujë i purifikuar, Sorbitol (E420), Mente.
|