LORDES 5 MG - 20 TABLETA TË VESHURA ME FILM

 
 
Lordes 5 mg përmban desloratadine një bar anti-alergjik që nuk jep përgjumje. Ndihmon në mbajtjen nën kontroll të reaksioneve alergjike dhe simptomave të tyre gjatë gjithë ditës duke ndihmuar në vazhdimin normal të aktiviteteve të përditshme si dhe të një gjumi sa më komod.
Përshkrimi i produktit
Lordes përmban desloratadinë e cila është një bar antihistaminik. Desloratadina vepron duke parandaluar efektet e një substance që prodhohet nga vetë trupi ynë e quajtur Histaminë. Histamina mund të shkaktojë kruajtje, teshtitje, rrjedhje të hundëve dhe lotim të syve.
 

 
 
Indikacione
Indikacionet terapeutike:
  • Desloratadina lehtëson simptomat e rinitit alergjik (inflamacion i mukozës së hundës të shkaktuar nga substanca alergente) tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç. Këto simptoma përfshijnë teshtitje, rrjedhje hundësh ose kruarje, kruajtje e qiellzës, sy të skuqur ose të përlotur.
  • Desloratadine mund të përshkruhet për të lehtësuar simptomat e urtikaries (skuqje e lëkurës e shkaktuar nga alergjitë) e cila shoqërohet me kruajtje dhe skuqje lokale.
Udhëzime për përdorim
Të rriturit dhe adoleshentët 12 vjeç e më shumë
  • Doza e rekomanduar është një tabletë një herë në ditë me ujë, me ose pa ushqim.
Kohëzgjatja e administrimit
  •  Kontaktoni një mjek nëse përmirësimi nuk shihet pas 7 ditësh trajtimi.
  •  Nëse keni nevojë të përdorni Lordes për më shumë se 3 muaj, këshillohuni me një mjek për të zbuluar nëse simptomat kanë një shkak tjetër.
Paralajmërime
MOS e përdorni këtë produkt:
  • Nëse jeni alergjik ndaj desloratadinës ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të këtij bari
Kujdes:
Flisni me mjekun ose farmacistit tuaj:
  • nëse ju ose dikush në familjen tuaj ka pasur kriza epilepsie.
  • nëse keni funksion të dëmtuar të veshkave.
 

 

Informacione të tjera
Mbajeni këtë bar larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e cila është shtypur në blister dhe kutinë e kartonit.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Të mos ruhet mbi 25°C.
 
Përbërësit
Lënda aktive: Desloratadine. 1 tabletë e veshur me film përmban 5 mg Desloratadine.
Përbërësit e tjerë janë:
Bërthama e tabletës: Amidon misri, Celulozë mikrokristaline, Hipromelozë, Silicë koloidale anhidër, Vaj perimesh i hidrogjenizuar (lloji 1).
Veshja e tabletës: Opadry Blue 03B50689 (hipromelozë E464, dioksid titani E171, makrogol 400 E1521, Indigotinë E132).

Të tjerët gjithashtu blenë