AGELMIN 10 MG - 20 TABLETA

 
 
Agelmin është një bar antialergjik që përdoret për lehtësimin e simptomave të shkaktuara nga pluhurat, alergjitë e shkaktuara nga gëzofi i kafshëve, teshtima, kruajtje, hundë të bllokuara, lotim dhe skuqje të syve. Gjithashtu përdoret në lehtësimin e enjtjes, skuqjes dhe kruajtjes së lëkurës.
 
Përshkrimi i produktit
Agelmin përmban cetirizinë që bën pjesë në grupin e antihistaminikëve dhe vepron duke inhibuar efektet e histaminës në organizëm.Përdoret për të trajtuar simptomat e ftohjes ose alergjisë si teshtitja, kruajtja, lotimi i syve ose rrjedhja e hundës. Agelmin përdoret gjithashtu për të trajtuar kruarjet dhe ënjtjen e shkaktuar nga urtikaria kronike (urtikarie).
Indikacione
Indikohet:
  • Për lehtësimin e simptomave të rinitit alergjik (sezonal) dhe alergjive nga pluhuri ose kafshët (riniti alergjik perineal) si teshtima, kruarja, hundë të bllokura dhe që rrjedhin, sy që shoqërohen me kruarje, skuqje dhe lotim.
  • Për lehtësimin e enjtjes, skuqjes dhe kruarjes së lëkurës (simptomat e urtikaries kronike idiopatike).
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit. 
Tabletat duhet të gëlltiten me një gotë me ujë. 
Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç: 10 mg një herë në ditë (1 tabletë). 
Fëmijët e moshës nga 6 -12 vjeç: 5 mg dy herë në ditë (gjysmë tablete dy herë në ditë). 
 
Paralajmërime
MOS përdorni AGELMIN nëse: 
  • Ju jeni alergjik ndaj cetirizinës ose përbërësve të tjerë të këtij bari 
  • Jeni shtatzënë ose ushqeni foshnjën me gji.
  • Pacienti është nën moshën 6 muajsh.
MOS konsumoni alkool gjatë mjekimit me Agelmin 
AGELMIN përmban laktozë. MOS e përdor nëse jeni intolerant ndaj disa sheqernave. 
 
Kujdes:
Përpara se të përdorni Agelmin, tregoni mjekut tuaj për historinë tuaj mjekësore dhe shëndetësore, duke përfshirë: 
  • anomali në funksionimin e veshkave 
  • anomali në funksionin e mëlçisë 
  • alergjisë ndaj Agelmin 
  • epilepsia 
  • pamundësia për të zbrazur plotësisht fshikëzën 
  • historinë e mëparshme të përdorimit të relaksuese ose qetësuesve  
  • zmadhim i prostatës (hiperplazi e prostatës) 
  • dëmtimi i palcës kurrizore 
  • përdorimi i antidepresantëve në sistemit nervor qendror 
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve dhe kafshëve. 
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në  paketim. 
Mbajeni në temperaturë 20°-25°C. 
Mbajeni larg lagështirës. 
 
Përbërësit
Lënda aktive: Cetirizinë diklorhidrat
Eksipientët: Monohidrat i laktozës, Celulozë mikrokristalore, Amidon misri, Silicë koloidale anhidër, Stearat magnezi, Talk. 
Veshja e Filmit: Hipromelozë, Laktozë Monohidrat, Dioksid Titaniumi,  Makrogol 4000 dhe Citrat natriumi. 

Të tjerët gjithashtu blenë