MICOSTOP PLUS VAGINAL CREAM 30 G

 
 
Kremi vaginal Micostop Plus indikohet si një trajtim ndihmës kundër mykozave vaginale. Ka një veprim ribalancues dhe normalizues të pH vaginal, i cili është i dobishëm kundër kolonizimit të patogjenëve. Përmban Acid Borik dhe Klorheksidinë që kane veprim antibakterial dhe antimykotik. Ndihmon në lehtësimin e simptomave si kruajtje, djegie, dhimbje dhe acarim.
Udhëzime për përdorim
Aplikoni kremin vaginal Micostop Plus një herë në ditë, mundësisht në mbrëmje para gjumit. Aplikojeni kremin për 3 ditë. Kryeni një trajtim të dytë prej 3 ditësh nëse është e nevojshme. Nëse nuk janë marrë rezultate të dukshme konsultohuni me mjekun.