CICLOVIRAL 50 MG/G CREME - 10 GR

 
 
Cicloviral 50 mg/g është një krem që përdoret për shërimin e lezioneve të herpes simplex në buzë dhe fytyrë. Zbut dhe trajton herpesin e shkaktuar nga infeksioni viral Herpes Simplex 1.
Përshkrimi i produktit
Cicloviral 50 mg/g përmban aciklovir si përbërësin e tij kryesor, i cili është një bar antiviral. Ky krem rekomandohet të përdoret për trajtimin e lezioneve të shkaktuara nga Herpes simplex 1 kryesisht në buzë dhe zona të caktuara në fytyrës. Ndihmon në lehtësimin e simptomave të dhimbjes si dhe përshpejton procesin e shërimit.
Indikacione
Kremi Cicloviral përdoret për trajtimin dhe shërimin e lezioneve Herpes Simplex në buzë dhe fytyrë.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Është e rëndësishme për të filluar trajtimin menjëherë pas simptomave të para të herpesit.
Të rriturit dhe fmëjiët mbi 12 vjeç:
Lajini duart para dhe pas aplikimit të kremit Cicloviral. Aplikojeni kremin me ndihmën e gishtit tuaj për të mbuluar zonën e prekur.
Vendoseni në zonën e prekur 5 herë në ditë çdo 4 orë, jo e nevojshme të aplikohet gjatë natës.
Vazhdoni trajtimin për 4 ditë. Nëse lëkura nuk është shëruar pas përfundimit të kësaj kohe mund të vazhdoni trajtimin për 6 ditë të tjera. Nëse shërimi i plotë nuk arrihet pas 10 ditësh, ose nëse herpes bëhet shumë serioz, këshillohuni me doktorin tuaj.
Paralajmërime
MOS e përdorini kremin Cicloviral:
  • Nëse jeni alergjikë ndaj aciklovirit ose përbërësve të tjerë të këtij bari.
  • Në membranat mukoze brenda gojës, syve ose në zonën gjenitale.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
 
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni kremi Cicloviral:
  • Nëse po trajtoheni ose keni marrë barna të tjerë
  • Nëse jeni shtatzënë ose po planifikoni të mbeteni shtatzënë ose po ushqeni me gji
  • Nëse aksidentalisht keni përtypur kremin Cicloviral.
Duhet të shmangni prekjen ose kruarjen, dëmtimet me duart tuaja ose me peshqir për mos ta përkeqësuar ose për të transferuar infeksionin në person tjetër ose në pjesë të tjera të trupit tuaj.
 
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni kremin Cicloviral pas datës së skadencës që është e shënuar në paketim pas EXP. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Mos e ruani mbi 25°C .
Përbërësit
Lënda aktive është aciklovir. Çdo gram i kremit përmban 50 mg aciklovir (5 % ë/ë aciclovir).
Lëndët e tjera janë: Alkool ketosterail, Parafinë e lëngshme, Propilenglikoli, Laurilsulfati i natriumit, natrium, Poloxamer 407, petrolatum i bardhë dhe Ujë i Purifikuar