BEPANTHEN PLUS 50 MG/5 MG CREAM - 30 G

 
 
Bepanthen Plus është krem që hidraton dhe rifreskon lëkurën. Ndihmon dhe përshpejton shërimin e plagëve, prerjeve sipërfaqësore dhe ulçeracionet. Qetëson djegiet dhe kokat e gjirit tek nënat që ushqejnë me gji.
 
Përshkrimi i produktit
Bepanthen plus është krem me Dekspantenol dhe Hidroklorur të Klorheksidinës. Dekspantenoli pas përthithjes në lëkurë konvertohet në Acid pantotenik që ndihmon në formimin dhe rigjenerimin e lëkurës dhe membranave mukoze. Hidrokloruri i klorheksidinës është një antiseptik që vret bakteret. Bepanthen plus dezinfekton dhe trajton infeksionet sipërfaqësore të lëkurës si prerjet, plagët, djegiet minore, dermatitin dhe thithat e çara në nënat që ushqejnë me gji.
Indikacione
Indikohet në trajtimin e: 
  • Dëmtimeve sipërfaqësore që shkaktojnë rrezik infeksionesh: prerje, herpes, gërvishtje, fisura në lëkurë, plagë
  • Djegieve minore
  • Dermatit
  • Kokat e çara të gjirit tek nënat që ushqejnë me gji
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë përdoreni këtë bar siç është përshkruar në fletëudhëzues ose siç ju ka këshilluar mjeku ose farmacisti.
  1. Aplikoni kremin në plagë të pastruara ose lëkurë të inflamuar 1 ose më shumë herë në ditë sipas nevojës. Aplikimi i kremit në zona të mëdha të lëkurës duhet shmangur.
  2. Plaga mund të mbulohet me garzë.
Paralajmërime
MOS e përdorni kremin Bepanthen plus:
  • Nëse jeni alergjik nga Dekspantenoli, Klorheksidina ose përbërësit e tjerë të këtij bari
  • Nëse keni plagë të rënda, të thella ose të kontaminuara
  • Nëse daullja e veshit është e perforuar. 
  • Për të trajtuar plagët ose irritimet e lëkurës (p.sh djegiet) pa rrezik infeksioni
  • Me sapunë të tjerë ose substanca anionike ose agjentë të tjerë antiseptikë.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të Bepanthen plus nëse jeni shtatzënë, planifikoni për shtatzëni ose po ushqeni me gji.
Nëse ky bar përdoret për trajtimin e thithkave të çara gjatë ushqyerjes me gji, kremi duhet të pastrohet nga thithkat përpara ushqyerjes.
Shmangni përdorimin e kremit në zonat e mëdha të trupit.
 
Informacione të tjera
Mbajeni barin larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës që është e shënuar në paketim. 
Ruajeni në një vend të freskët (< 25°C) dhe të thatë, larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë.
 
Përbërësit
Përbërësit aktivë: Dekspantenol dhe Hidroklorur klorheksidinë. 1 g krem përmban 50 mg Dekspantenol dhe 5 mg Hidroklorur klorheksidine.
Eksipientë: Parafinë e lëngshme, Lanolinë (E913), Vazelinë, Stearat makrogoli, Alkool cetilik, Alkool stearilik, DL-pantolakton, Ujë i purifikuar.
 

Të tjerët gjithashtu blenë