CLODERM 1 % KREM - 10 MG/1 G
Cloderm 1% është krem që përdoret për infeksionet mykotike të shkaktuara nga dermatofitet, myky etj. Këto infeksione mund të shfaqen në këmbë dhe lëkurë.
Përshkrimi i produktit |
Kremi Cloderm 1% përmban Klotrimazol që është një antimykotik me veprim të gjerë ndaj mykut (fungus), dermatofiteve. Parandalon rritjen e tyre, duke shëruar lëkurën. Trajton infeksionet e lëkurës dhe këmbëve të shkaktuara nga Pityarisis versicolor, Candida, Malassezia furfur etj.
|
---|---|
Indikacione |
Kremi Cloderm 1% përdoret për trajtimin e infeksioneve mykotike të shkaktuara nga shumë myku dhe dermatofitet.
|
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Aplikoni një shtresë të hollë të kremit në zonën e prekur 2-3 herë në ditë dhe masazhojeni.
Kohëzgjatja e trajtimit varet nga zona e prekur dhe shpërhapja.
Për të arritur një efekt të plotë dhe shërimi, trajtimi me krem nuk duhet të ndërpritet pas zhdukjes së simptomave inflamatore por duhet të vazhdojë për të paktën 4 javë.
Pityriasis versicolor mund të shërohet pas 1-3 javësh dhe Eritrazma pas 2-4 javësh.
|
Paralajmërime |
MOS e përdorni kremin Cloderm 1% nëse:
Kujdes:
Tregoni kujdes të veçantë me përdorimin e kremit Cloderm 1% nëse po merrni ose po përdorni barna të tjerë.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni pas datës së skadencës të shënuar në tubet dhe në paketim.
Ruajeni nën temperaturën 25°C.
|
Përbërësit |
Lënda aktive: Klotrimazol.
Përbërësit e tjerë janë: 2- Oktil-1 dodekanol alkool cetil stearilik, Palmitat cetili, Polisorbat 80, Stearat sorbitani, Alkool benzilik, Ujë i Purifikuar.
|