CANESTEN 10 MG/G CREAM - 20 G

 
 
Canesten krem 10 mg/g përdoret për të trajtuar infeksionet e lëkurës si ato me origjinë mykotike. Mund të përdoret tek femrat për të trajtuar infeksionet vaginale në sipërfaqen e jashtme dhe tek meshkujt për të trajtuar infeksionet mykotike të zonës gjenitale. Tolerohet mjaft mirë.
 
Përshkrimi i produktit
Canesten 10 mg/g përmban klotrimazol si përbërësin e tij kryesor. Klotrimazol është një bar antimykotik që vepron duke parandaluar rritjen e myqeve. Përdoret për të trajtuar infeksionet mykotike të lëkurës dhe të sipërfaqes së jashtme vaginale. Trajton Candida vulvitis (infeksionet mykotike vaginale) dhe Candida balanitis (infeksionet gjenitale të meshkujve).
Indikacione
Përdoret për:
  • Trajtimin e infeksioneve mykotike të lëkurës të shkaktuara nga dermatofitet dhe myqet e tjera
  • Trajtimin e Candida vulvitis (infeksione vaginale)
  • Trajtimin e Candida balanitis (infeksionet gjenitale të meshkujve)
Udhëzime për përdorim
  • Aplikoni një shtresë të hollë të kremit 2-3 herë në ditë dhe shpërhapeni në lëkurë.
  • Kohëzgjatja e trajtimit varet nga lloji i infeksionit. Për infeksionet gjenitale kohëzgjatja e trajtimit është 1-2 javë, për dermatomykozat është 1-4 javë.
  • Nëse simptomat zgjasin pas 4 javësh trajtim këshillohuni me doktorin tuaj.
 
Paralajmërime
MOS e përdorni kremin Canesten 10 mg/g nëse:
  • Keni mbindjeshmëri ndaj klotrimazolit ose përbërësve të tjerë të barit
  • Jeni shtatzënë
Ky krem përmban alkool cetostearil që mund të shkaktojë reaksion alergjik në lëkurë.
MOS e gëlltisni.
 
Kujdes:
Shmangni kontaktin me sytë.
Kremi Canesten mund të reduktojë efikasitetin e produkteve prej lateksi ( preservativëve) kur aplikohet në zonën gjenitale në femra dhe meshkuj.
Ky efekt zgjat deri në përfundimin e trajtimit.
 
 
Informacione të tjera
Ruajeni nën 25°C.
 
Përbërësit
Klotrimazol, Alkool benzili, Palmitat cetili, Alkool cetilik, Alkool stearilik, Octidodecanol, Polisorbat 60, Stearat sorbitani, Ujë i purifikuar.
 
 

Të tjerët gjithashtu blenë