HELMINTOX 250 MG - 3 TABLETA
Helmintox është një bar që përdoret për trajtimin e infeksioneve të zorrëve të shkaktuara nga parazitët. Mund të përdoret nga të rriturit dhe fëmijët.
Përshkrimi i produktit |
Helmintox përmban pirantel që është një bar antihelmintik që lufton infeksionet e zorrëve të shkaktuara nga parazitet. Trajton parazitozat si askaridazë, infeksionet nga oksiuret dhe infeksionet nga krimbat ankilostoma. Është i pështatshëm për përdorim në fëmijë dhe të rritur.
|
---|---|
Indikacione |
Indikohet:
|
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç
Askaridazë dhe oksiuridazë: 10 mg/kg deri në 12 mg/kg si një dozë e vetme.
Fëmijët: Një tabletë për 20 kg si një dozë e vetme.
Të rriturit nën 75 kg: 3 tableta si një dozë e vetme.
Të rriturit mbi 75 kg: 4 tableta si një dozë e vetme.
Për të shmangur ri-infektimin rekomandohet të merrni një dozë të dytë pas 3 javësh nga marrja e dozës së parë. Gjithashtu rekomandohet të ndiqni rregullat e higjienës.
Ankilostomiazë (Ankilostomiazë duodenale e rëndë ose infeksionet të shkaktuara nga Necator Americanus)
Fëmijët: 1 tabletë për 10 kg në ditë
Të rriturit nën 75 kg: 6 tableta në ditë
Të rriturit mbi 75b kg: 8 tableta në ditë
Gëlltiteni tabletën me një gotë ujë.
|
Paralajmërime |
MOS merrni/përdorni Helmintox 250 mg:
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni ose përdorni Helmintox 250 mg:
Këshillohet të ndiqni rregullat strikte të higjienës gjatë trajtimin me Helmintox për të shmangur infeksione të tjëre nga parazitët.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skandencës që është e shënuar në paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Ky bar duhet të ruhet në temperaturë më të ulët se 25°C.
|
Përbërësit |
Lënda aktive është:
Embonat pirantel 721.00 mg
Sasia që i korrespondon si pirantel bazë 250.00 mg
Për një tabletë të shënuar e veshur me film.
Përbërësit e tjerë janë:
Prexhelatinë amidon, povidone, Kroskaramelozë natriumi, stearat magnezi, SEPIFILM 002 SEPISPERSE AP30065 e verdhë**.
*Përbërja e SEPIFILM 002: hipromelozë, celulozë mikrokristaline, monostearate i macrogol 400
** Përbërja e SEPISPERSE AP3065 e verdhë: propilenglikoli, hipromelozë, dioksid titani, llak alumini e verdhë perëndimi (E110)
|