JUNIOR PARAPAED 120MG/ 5ML 100ML

 
 
Paraped Junior 120 mg/5 ml është një shurup me përmbajtje paracetamoli. Përdoret për lehtësimin e simptomave të ftohjes, lehtësimin e dhimbjes dhe uljen e temperaturës. 
Përshkrimi i produktit
Junior Parapaed 120 mg/5ml pezulli nga goja është një tretësirë me paracetamol për të lehtësuar nga dhimbja e lehtë deri në mesatare dhe për të ulur temperaturën.
E përshtatshme për bebe dhe fëmijë deri në moshën 6 vjeç
Pezulli rozë me shije qershie dhe shije
Pa ngjyrë dhe pa sheqer.
Indikacione
  • Ul temperaturën e lartë të shkaktuar nga imunizimi në foshnjë
  • Lehtëson nga dhimbja e butë deri në mesatare të shkaktuar nga dalja e dhëmbëve, dhimbja e dhëmbit dhe dhimbje koke.
  • Lehtëson simptomat e ftohjes dhe gripit.
Udhëzime për përdorim
Lexojeni fletëudhëzuesin me kujdes përpara përdorimit.
Për përdorim nga goja. Tundeni shishen mire për të paktën 10 sekonda përpara përdorimit.
 
Dozimi
Ulje e temperaturës pas vaksinimit në foshnja nga 2,3 dhe 4 muajsh:
 
2.5 ml 4 herë në ditë në kohën e vaksinimit
Mos jepni më shumë se 4 doza në 24 orë. Prisni të paktën 4 orë ndërmjet dozave. Flisni me doktorin tuaj nëse fëmja juaj vazhdon të ketë temperaturë pas 2 ditësh.
 
Dhimbja dhe shkaqe të tjera për temperaturën për moshën 2-3 muaj, nëse foshnja juaj është mbi 4 kg dhe ka lindur pas 37 javësh
2.5 ml , nëse është e nevojshme, pas 4-6 orë jepini një dozë të dytë 2.5 ml.
 
Mos ia jepni fëmijëve më pak se 2 muaj. Mos u jepni me shumë se 2 doza. Nëse fëmija juaj ka temperaturë pas dy dozash flisni me doktorin ose farmacistin tuaj. Prisni të paktën 4 orë midis dozave.
 
Dhimbje dhe temperaturë te fëmijët nga 3 muaj deri 6 vjeç
3-6 muaj: 2.5 ml (1 lugë e vogël) 4 herë në ditë
6-24 muaj: 5 ml (1 lugë e madhe) 4 herë në ditë
2-4 vjeç: 7.5 ml (1 lugë e madhe + 1 lugë e vogël) 4 herë në ditë
4-6 vjeç: 10 ml (2 lugë të mëdha) 4 herë në ditë
 
 
Gjithmonë përdorni lugën e vendosur në paketim. Mos jepni më shumë se 4 doza në 24 orë. Prisni të paktën 4 orë ndërmjet dozave. Mos ia jepni këtë bar fëmijës suaj për më shumë se 3 ditë pa u këshilluar më parë me doktorin ose farmacistin tuaj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të zëvendësuar dozën e humbur.
Paralajmërime
MOS përdorni ndonjë produk tjetër me përmbajtje paracetamoli ose produkt për  grupin, të ftohtit, kollën ose dekogjestan kur po trajtoheni me këtë bar.
 
MOS ia jepni pezullinë me Paracetamol fëmijës tuaj nëse ai/ajo:
  • Është  alergjik ndaj paracetamolit ose përbërësve te tjerë të barit
  • Peshon më pak se 4 kg.
  • Ka lindur para 37 javëve ose është më i/e vogël se 2 muaj.
Kujdes
Tregoni kujdes të veçantë me tretësirën e paracetamolit nëse:
  • Gjendja shëndetësore e fëmijës suaj nuk përmirësohet
  • Fëmija juaj ka probleme serioze të mëlçisë ose të veshkave.
  • Fëmija juaj vuan nga intoleranca ndaj glukozës.
  • Fëmija juaj po trajtohet me barna të tjerë si: antinauze (domperidone ose metoklopramid), kundër kolersterolit (kolestiramina) ose kundër konvulsioneve.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e ruani mbi temperaturën 25ºC.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës që është e shënuar në paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Përbërësit
Lënda aktive: 5 ml lugë përmban 120 mg Paracetamol.
Përmban gjithashtu: Etanol, Monoleat sorbitani, Glicerol (E422), Silicilat alumini magnezi, Shurup i lëngshmë manitoli (E965), Sakarinat natriumi (E954), Gomë ksantan, Shije qershie, Benzoat natriumi (E211), Acid citrik monohidrat, Polisorbat 80 dhe Ujë i Purifikuar.