OTIPAX PIKA PËR VESH - 15 ML

 
 
Otipax është një produkt për veshin që përmban lidokainë dhe ndihmon në lehtësimin e dhimbjes dhe fenazon i cili është bar antiinflamator. Mund të përdoret dhe për fëmijë dhe të rritur.
 
Përshkrimi i produktit
Otipax përmban si lëndë aktive Fenazon dhe hidroklour lidokaine. Trajton dhimbjen dhe inflamacionin e shoqëruar me infeksionin akut të veshit të mesëm (otitis media) të shkaktuar nga bakteret, virusi ose ndryshimi i presionit gjatë fluturimit ose gjatë zhytjes në det.
Është i përshtatshëm për fëmijë nga 6 deri në 24 muajsh dhe të rritur.
Indikacione
Indikohet në:
  • Trajtimin e otitit akut media (i shoqëruar me dhimbje)
  • Trajtimin e otitit bakterial ose viral.
  • Trajtimin e otitit barotraumatic (ndryshimi i presionit të ajrit).
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Anojeni kokën në njërën anë dhe hidhni solucionin në vesh. Mbajeni kokën tuaj në këtë pozicion për 10 minuta.
Dozimi: 4 pika në veshin që do trajtohet, 2 ose 3 herë në ditë. Trajtimi nuk duhet të vazhdojë më shumë se 10 ditë.
Nëse simptomat zgjasin, është e domosdoshme të këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj.
Paralajmërime
MOS e përdorni këtë bar nëse:
  • Vuani nga alergjia ndaj anestezikëve lokalë (si lidokaina)
  • Keni perforacion në daullen e veshëve.
Informacione të tjera
Otipax duhet të ruhet nën temperaturën 30°C.
 
Përbërësit
Hidroklorur lidokaine 1 g
Fenazon 4 g