TACHICAF 1000MG/130 MG - 15 BUSTINA

 
 
Tachicaf me shije limoni përdoret për lehtësimin e dhimbjes me origjinë të ndryshme. Trajton dhimbjen e kokës, dhimbjen e muskujve, dhimbjen e kokës, dhimbjen pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Tachicaf rekomandohet të përdoret për të rritur dhe adoleshentë mbi 15 vjeç.
 
Përshkrimi i produktit
Tachicaf është një kombinim i barnave si paracetamol dhe kafeine i formuluar si granula për lehtësimin e dhimbjes. Paracetamoli i përket grupit të barnave të quajtur antipiretik dhe analgjezikët AIJS. Trajton gjendjet e shoqëruara me dhimbje si dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve, dhimbja e dhëmbit, dhimbja mensturale dhe dhimbja pas operacioneve kirurgjikale. Tachicaf përdoret për të rritur dhe adoleshentë mbi 15 vjeç.
 
Indikacione
Indikohet:
  • për trajtimin simptomatik të dhimbjeve të të gjitha llojeve (p.sh. dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, dhimbje qafe, dhimbje artikulare dhe lumbosakrale, dhimbje menstruale, ndërhyrje të vogla kirurgjikale).
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e barit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Të rriturit dhe adoleshentët mbi 15 vjeç: 1 bustinë të tretur në ujë, 1-2 herë në ditë; në raste të rënda, doza ditore mund të rritet në 3 bustina në ditë. 
Intervali kohor midis dozave nuk duhet të jetë më pak se katër orë.
 
Paralajmërime
MOS përdorni/merrni TachiCaf: 
  • Nëse jeni alergjik nga paracetamoli, kafeina ose ndonjë përbërës tjetër i këtij bari.
  • Në fëmijët  nën 15 vjeç.
  • Nëse keni anemi të rëndë hemolitike.
  • Nëse keni insuficiencë të rëndë hepatoqelizore.
  • Nëse po merrni barna të tjerë që përmbajnë të njëjtën lëndë aktive.
  • Nëse vuani nga fenilketonuria pasi Tachicaf përmban aspartame.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të përdorni/merrni Tachicaf:
  • Nëse keni deficencë të glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës.
  • Nëse po mjekoheni me barna të tjerë.
  • Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
  • Nese keni intolerancë ndaj disa sheqernave pasi Tachicaf përmban maltitol.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni pas datës së skadencës të shënuar në paketim.
Ruajeni nën temperaturën 30°C.
 
Përbërësit
Lëndët aktive: Paracetamol 1000 mg dhe Kafeine 130 mg
Eksipientët: Maltitol, Manitol, Bikarbonat natriumi, Acid citrik anhidër, Shije limoni, Aspartame, Emulsion simetikoni, Dokusat Natriumi.
 

Të tjerët gjithashtu blenë