SPAZMOTEK PLUS - 20 TABLETA TË VESHURA ME FILM

 
 
Spazmotek Plus rekomandohet të përdoret për lehtësimin e spazmave që prekin stomakun, zorrët, traktin biliar dhe urogenital. Lehtëson gjithashtu simptomat e sindromës së irrituar të zorrëve. Spazmotek plus rekomandohet të përdoret për të rritur dhe fëmjë mbi 10 vjeç.
Përshkrimi i produktit
Spazmotek Plus përmban si lëndë aktive N-butilbromur të Hyoscinës dhe paracetamol. Paracetamoli është një bar analgjezik dhe lehtëson dhimbjen. N-butilbromuri i hyoscinës i përket grupit të barnave të quajtur antispazmotik. Spazmotek plus indikohet në sëmundje të shoqëruara e spazma në stomak, zorrë, traktin biliar dhe ate urogenital.
Indikacione
Indikohet në sëmundjet e shoqëruara me spazma në zonën e:
  • Barkut
  • Zorrëve
  • Traktatit biliar
  • Traktit urogjenital.
Udhëzime për përdorim
Doza e zakonshme është 1-2 tableta, 3 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 5 tableta. Tableta mund të merret me ose pa ushqim.
Nuk rekomandohet për fëmijët nën 10 vjeç.
Paralajmërime
MOS përdorni Spazmotek Plus nëse:
  • jeni alergjik ndaj paracetamolit, N-butilbromuri i hyoscinës ose ndonjë përbërës tjetër
  • vuani nga glaukoma (një sëmundje e syrit)
  • vuani nga megakoloni
  • keni miastenia gravis (një problem shumë i rrallë i hipotensionit muskulor)
  • jeni shtatzanë ose planifikoni të mbeteni shtatzanë ose nëse po jepni gji.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara marrjes së Spazmotek Plus, nëse keni:
  • rrahje të shpeshta të zemrës ose shqetësime të tjera të zemrës
  • probleme me gjëndrën tiroide, veçanërisht me një gjëndër tiroide tepër aktive
  • vështirësi ose dhimbje gjatë urinimit
  • kapsllëk
  • ethe
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve. Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë.
Përbërësit
Paracetamol, N-butilbromur Hyoscine, Celulozë mikrokristaline, Karboksimetilcelulozë natriumi, Niseshte misri e tharë, Etilcelulozë, Silicë koloidale, Hipromelozë dhe Stearat Magnezi.
 

 

Të tjerët gjithashtu blenë