ARTROSILENE 15% SHKUMË PËR LËKURËN - 50 ML

 
 
Artrosilene 15% është shkumë për lëkurën për trajtimin e dhimbjes me natyrë traumatike dhe reumatizmën. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së kyçeve, muskujve, tendinave dhe ligamenteve.
Përshkrimi i produktit
Artrosilene 15 % përmban Ketoprofen kripë të lizinës si lëndën aktive. Ketoprofeni është një bar anti-inflamator që frenon sintezën e prostaglandinave që luajnë një rol të rëndësishëm në patogjenezën e sëmundjeve reumatizmale dhe në dëmtimin e indit lidhës. Formulimi si shkumë për përdorim të jashtëm në lëkurë çon në lehtësimin e dhimbjes së muskujve, tendinave, kyçeve dhe ligamenteve.
 
Indikacione
Indikohet:
  • për trajtimin lokal të gjendjeve me dhimbje dhe inflamatore me natyrë reumaztimale ose traumatike të kyçeve, muskujve, tendinave dhe ligamenteve.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e barit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit.
Tundeni mirë para përdorimit dhe shpërndajeni duke shtypur butonin.
Aplikoni shkumën në lëkurë në zonën që do trajtohet 2-3 herë në ditë sipas përshkrimit mjekësor.
Kohëzgjatja e trajtimit varet nga shkalla e dhimbjes dhe zgjat deri në 3-4 javë.
 
Paralajmërime
MOS e përdorni shkumën e lëkurës Artrosilene:
  • Nëse keni mbindjeshmëri ndaj Ketoprofenit, Acidit acetilsalicilik ose AIJS-të e tjera
  • Nëse jeni alergjik nga ndonjëri prej përbërësve të këtij bari
  • Nëse keni patur reaksione të mëparshme të fotondjeshmërisë
  • Nëse ekspozoheni ndaj dritës ose rrezeve UV
  • Në ndryshimet e lëkurës si ekzemë, akne, infeksione të lëkurës ose plagë të hapura
  • Nëse jeni në tremujorin e fundit të shtatzanisë
  • Nëse po ushqeni me gji
  • Në plagët e mbyllura
  • Në ulçerat e lëkurës ose plagë
  • Me produkte që përmbajnë Oktokrilen.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit nëse keni funksion të dëmtuar renal ose kardiak.
Shmangni kontaktin me sytë ose membranat mukoze.
Për të shmangur rrezikun e fotondjeshmërisë rekomandohet të mbroni zonat e trajtuar me veshje, gjatë periudhës së përdorimit të barit dhe në dy javët e para pas ndërprerjes së përdorimit.
Lani duart pas çdo aplikimi të shkumës.
 

 

Informacione të tjera
Ruajeni në një vend të freskët (<50°C) dhe të thatë, larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë.
 
Përbërësit
Përbërësi aktiv: Ketoprofen kripë e lizinës.
Përbërësit e tjerë: Polisorbat 80, Propilen glikol, Polivinilpirolidon (PVP k 25), Vaj esencial Lavande, Alkool benzilik, Ujë i Purifikuar.