PARACETAMOL 500 MG - 60 TABLETA
Paracetamol 500 mg lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën. Trajton gjithashtu simptomat e ftohjes dhe gripit. Paracetamoli rekomandohet të përdoret në fëmijë mbi 6 vjeç dhe të rritur.
Përshkrimi i produktit |
Paracetamoli bën pjesë në grupin e barnave të quajtur analgjezikë dhe antipiretikë. Rekomandohet për trajtimin e gjendjeve të shoqëruara me dhimbje dhe temperaturë si dhimbja e kokës përfshirë migrenën, dhimbje dhëmbi, dhimbje shpine, dhimbje reumatizmale dhe dysmenorrhea (dhimbje menstruale). Lehtëson gjithashtu simptomat e ftohjes dhe gripit.
|
---|---|
Indikacione |
Paracetamoli:
|
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin tuaj.
Vetëm për përdorim nga goja.
Ky produkt është vetëm për përdorim afatshkurtër. Ju duhet të merrni dozën më të ulët për kohën më të shkurtër të nevojshme për të lehtësuar simptomat tuaja.
Dozimi
Rekomandohet të merrni një tabletë deri në tre ose katër herë në ditë siç kërkohet. Prisni të paktën gjashtë orë midis dozave. Mos merrni më shumë se katër tableta në ditë.
|
Paralajmërime |
MOS përdorni asnjë produkt tjetër që përmban Paracetamol, produkte të tjera të gripit, ftohjes, kollës kur merrni këtë bar.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj paracetamolit ose ndonjë përbërësi tjetër të produktit
MOS t'u jepet fëmijëve nën 6 vjeç
MOS konsumoni alkool kur përdorni Paracetamol 500 mg.
MOS e merrni nëse vuani nga sëmundje që prekin traktin respirator.
MOS e përdorni nëse vuani nga dëmtime të kokës dhe trurit.
MOS e përdorni nëse vuani nga pamjaftueshmëria gjenetike e glukozë-6-fosfatdehidrogjenazës.
Kujdes:
Kini kujdes të veçantë me Paracetamol 500 mg nëse:
|
Informacione të tjera |
Mbajeni medikamentin larg fëmijëve.
Mos e ruani mbi 25°C.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
|
Përbërësit |
Çdo tabletë përmban 500 mg të lëndës aktive paracetamol.
|