DALERON 500 MG - 12 TABLETA

 
 
Daleron është një bar në formë tabletash që përdoret për të lehtësuar dhimbjet dhe temperaturën në fëmijët mbi 6 vjeç dhe të rriturit. Përdoret për të lehtësuar dhimbjen e kokës, dhëmbit, muskujve, kyçeve, menstruale si dhe për reduktimin e temperaturës së lartë në rastet e të ftohurës dhe gripit. 
 
Përshkrimi i produktit
Daleron përmban Paracetamol/Acetaminofen si përbërës aktiv, një bar analgjezik dhe antipiretik. Lehtëson dhimbjen e kokës, dhimbjet muskulare, dhimbjet e barkut, dhëmbit dhe ato menstruale dhe redukton temperaturën e lartë në fëmijët mbi 6 vjeç dhe të rriturit.
 
Indikacione
Indikohet për: 
  • Lehtësimin e dhimbjeve të lehta deri të moderuara
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje dhëmbi
  • Dhimbje menstruale
  • Dhimbje muskulare dhe reumatizmale
  • Dhimbje pas lëndimeve
  • Ndërhyrje mjekësore dhe dentare
  • Të reduktuar temperaturën e lartë.
Udhëzime për përdorim
Përpara përdorimit, gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Për të rritur dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Rekomandohet të merren 1- 2 tableta.
Për fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç: Rekomandohet të merret  ½ - 1 tabletë.
Doza mund të përsëritet 4 herë në ditë me një interval prej të paktën 4 orësh.
 
Paralajmërime
MOS përdorni Daleron nëse:
Jeni alergjik nga Paracetamoli ose nga ndonjë prej përbërësve të tjerë të këtij produkti
Keni dëmtim të rëndë të veshkave ose mëlçisë
Keni inflamacion të mëlçisë të shkaktuar nga viruset (hepatiti viral).
MOS e përdorni te fëmijët nën 6 vjeç.
MOS përdorni Daleron më gjatë sesa është e nevojshme. 
 
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun përpara përdorimit të këtij bari nëse:
  • Keni insufiçencë renale apo hepatike të lehtë ose mesatare
  • Simptomat zgjasin më shumë se 5 ditë, pavarësisht nga trajtimi.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve. 
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë. 
Përbërësit
Amidon misri, Povidon, Talk, Silikon koloidal anhidrik, Stearat magnezi, Formaldehid kazeinë, Sorbat Kaliumi.
 

Të tjerët gjithashtu blenë